TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

BE i bën presion Serbisë për sanksionet kundër Rusisë

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
BE i bën presion Serbisë për sanksionet kundër Rusisë

Nga koha kur Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës në muajin shkurt, BE-ja ka shprehur qartë pritjet që vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilat synojnë integrimin në BE, t’i mbështesin qëndrimet e këtij blloku, duke i përfshirë edhe sanksionet kundër Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Serbia, deri tash, i ka injoruar këto thirrje dhe kjo, si duket, e ka rritur zemërimin e disa vendeve anëtare të BE-së.

Për pasojë, thonë disa burime diplomatike në Bruksel, “praktikisht është ngrirë edhe procesi i negociatave të anëtarësimit të Serbisë në BE”.

Kjo dëshmohet edhe me faktin se, për më shumë se një vit, Serbia nuk ka hapur apo mbyllur asnjë kapitull në procesin e negociatave. Për hapjen apo mbylljen e tyre duhet pajtim i të gjitha vendeve anëtare të BE-së. Dhe, disa vende, thonë diplomatët, “nuk duan që Serbia të shpërblehet me vazhdimin e procesit të anëtarësimit në BE, sikur të mos ketë ndodhur asgjë“.

Edhe Parlamenti Evropian, përmes një rezolute për strategjinë e re të zgjerimit, ka kërkuar që të kushtëzohen negociatat e anëtarësimit të Serbisë në BE me mbështetjen e sanksioneve kundër Rusisë.

Presioni pritet të rritet edhe gjatë muajit dhjetor, kur në Tiranë do të mbahet një samit i BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në deklaratën që pritet të miratohet atje, do të përsëritet thirrja për mbështetje të sanksioneve ndaj Rusisë.

Në draftin e deklaratës që ka parë Radio Evropa e Lirë, nuk përmendet ndonjë vend me emër, por besohet se bëhet fjalë për Serbinë, e cila nuk i ka mbështetur ende sanksionet e Bashkimit Evropian kundër Rusisë.

“Përderisa thellojmë bashkëpunimin tonë me partnerët, kërkojmë nga ta që të bëjnë përparim të shpejtë dhe domethënës drejt përshtatjes së plotë me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë, si dhe të veprojnë në përputhje me këtë, përfshirë edhe me masat restriktive të BE-së“, thuhet në draft-deklaratën që pritet të miratohet në samitin e 6 dhjetorit.

Serbia në atë samit, paralajmërojnë diplomatët, “do të jetë pak a shumë e izoluar, pasi është i vetmi shtet pjesëmarrës që nuk i ka vendosur sanksione Rusisë“.

Zhgënjimi i disa vendeve të BE-së me Serbinë pritet të jetë edhe më i qartë në disa konkluza që do të miratohen për procesin e zgjerimit dhe të stabilizim-asociimit, më 13 dhjetor, nga Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të BE-së.

Sipas draftit të konkluzave që kanë përgatitur vendet e BE-së, pritet të shprehet “shqetësim i thellë“ për “ecjen prapa” që ka bërë Serbia në përshtatjen e qëndrimeve të saj me ato të BE-së, sa u takon çështjeve të politikës së jashtme dhe të sigurisë.

Në draft-konkluza, BE shpreh “pritje të fuqishme” nga Serbia që t’i përmbushë obligimet e marra në kuadër të kornizës negociuese me BE-në, si dhe të forcojë përshtatjen e saj me politikën e BE-së, përfshirë edhe sanksionet kundër Rusisë.

Po ashtu pritet që ky këshill i BE-së të mirëpresë faktin se Qeveria e re e Serbisë e ka cilësuar integrimin në BE si qëllim strategjik, por se do të kërkohet që kjo të ndiqet edhe me veprime konkrete.

“Sidomos në kontekstin e agresionit luftarak të Rusisë kundër Ukrainës, këshilli pret nga Serbia që të dëshmojë përkushtim të palëkundur ndaj BE-së dhe të angazhohet për parimet dhe vlerat tona të përbashkëta”, thuhet në draft-konkluza.

Sipas burimeve diplomatike, Bashkimi Evropian nuk mendon të ndërmarrë hapa formalë për pezullimin e negociatave të anëtarësimit me Serbinë, por është i vetëdijshëm se negociatat nuk ka gjasa reale të vazhdojnë derisa Serbia nuk u bashkohet sanksioneve të Perëndimit kundër Rusisë.

Nga Serbia, vendet e BE-së presin po ashtu që të mos lejojë anashkalimin e sanksioneve kundër Rusisë përmes territorit të saj.

Serbia prej vitesh negocion anëtarësimin në BE, por në të njëjtën kohë bashkëpunon edhe me Rusinë në disa fusha, përfshirë mbrojtjen. /REL

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vuçiq mohon krimet e forcave serbe në Kosovë, sulmon NATO-n në OKB

Vuçiq mohon krimet e forcave serbe në Kosovë, sulmon NATO-n në OKB

​Rubio: Serbia është e përfshirë në çështje potencialisht problematike dhe eksplozive

​Rubio: Serbia është e përfshirë në çështje potencialisht problematike dhe eksplozive

Mediat në Shqipëri: Vlora Hyseni i dorëzohet policisë së Shqipërisë në kufi me Kosovën

Ndihmoi me informacione sekrete Ergys Agasin, ish kreu i SHISH Vlora Hyseni paraqitet sot në Gjykatën e Posaçme

U plagos me thikë në Tiranë, ndërron jetë në spital 49-vjeçari

U plagos me thikë në Tiranë, ndërron jetë në spital 49-vjeçari

“Mesditë”- 24.09.2026

“Mesditë”- 24.09.2026

Kurti para Kallasit dhe përfaqësuesve të Ballkanit Perëndimor: Kosova s’mund të mbetet peng i Serbisë

Kurti para Kallasit dhe përfaqësuesve të Ballkanit Perëndimor: Kosova s’mund të mbetet peng i Serbisë

“Dardanët” e rinj gati për San Marinon

“Dardanët” e rinj gati për San Marinon

Vesa dhe Mirlind Daku konfirmojnë martesën? Publikojnë fotografi nga dita e veçantë

Vesa dhe Mirlind Daku konfirmojnë martesën? Publikojnë fotografi nga dita e veçantë

Prishtina planifikon tarifë për hyrje në unazën e brendshme, qytetarët e kundërshtojnë

Prishtina planifikon tarifë për hyrje në unazën e brendshme, qytetarët e kundërshtojnë

​Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, institucionet kërkojnë drejtësi për sulmin në Banjskë

​Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, institucionet kërkojnë drejtësi për sulmin në Banjskë

Presidentja Osmani uron Papën e ri Leo XIV: Zëri i tij, i rëndësishëm për paqen dhe unitetin në botë

Osmani përkujton Afrim Bunjakun: Do ta kujtojmë duke mbrojtur Republikën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën