Ministria e Arsimit ka njoftuar edhe Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe institucionet arsimore për këtë orë mësimi, e cila ka për qëllim vetëdijësimin e nxënësve në shkollat e Kosovës për Aftësinë e Kufizuar dhe ndërgjegjësimin mbi të drejtat e tyre.
Qeveria e Kosovës vitin 2022 e ka shpallur Vit të Aftësisë së Kufizuar. /Teve1.info/