TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Opozita thotë se ka dështuar shteti, Kurti thotë se dhuna është e përhapur gjithandej

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Gruaja e vrarë në oborrin e QKUK-së ishte 35–vjeçare, policia jep detaje

Përderisa pushteti është zotuar se do të ketë shkarkime nëse vërtetohet se ndonjë hallkë institucionale ka dështuar, opozita thotë se e ndjera ka vdekur në duart e shtetit.

Kryeministri Albin Kurti përmes një reagimi të dytë të enjten tha se shteti i ka më pak se 10 mijë policë për mëse 300 mijë familje, përderisa dhuna në familje është përhapur gjithandej.

“Pothuajse secili qytetar në Kosovë e din dhe njeh së paku një familje ku kishte apo ka dhunë. A e ka lajmëruar atë dhe sa është interesuar për të, është një çështje tjetër pastaj. Shumësia e dhunuesve nëpër familje e ka sjellur familjarizimin me dhunuesit në shoqëri. Kur vritet gruaja tashmë është bërë vonë. Zgjimi shoqëror edhe po ngjan vonë edhe po zgjat shkurt. Një a dy protesta të nesërmen, dhe: mirupafshim pas vrasjes së ardhshme”, ka thënë Kurti.

Me këtë reagim, sipas liderit të PDK-së, Memli Krasniqit, kryeministri ka fajësuar tërë shoqërinë për rritjen e dhunës në familje. Ai ka thënë se nuk pret dorëheqje nga Kurti e as nga ministrat e tij.

“Për të dhënë dorëheqje, duhet të kesh integritet, moral dhe etikë, të jesh i përgjegjshëm e profesional. Ju nuk keni këso profile në kabinetin tuaj. Keq, shumë keq”, ka thënë Krasniqi.

E Lumir Abdixhiku i LDK-së ka thënë se në rastin e gruas që u vra mbrëmë, ka rënë shteti në çdo drejtim dhe se Kurti nuk do drejtësi.

“Po të donte rend e ligj, nuk do ta linte shtetin pa Kryeprokuror tash e një vit e nuk do t’ia zbriste pagat gjithë sistemit të drejtësisë, për të shkaktuar kaos aty. Një sistem i tërë drejtësie është në greve; mbi 500 lëndë në ditë shtyhen si pasojë e kësaj përplasjeje të panevojshme”, ka thënë ai.

Kurse Ramush Haradinaj i AAK-së e ka quajtur Kurtin bashkëpjesëmarrës në krim.

“Burimi i së keqes e i krimit në këtë shtet e ka një shkak, e ka një burim dhe e ka një kokë! Një kryeministër që e defunksionalizon sistemin e drejtësisë në shtet duke i përgjysmuar pagat e gjyqtarëve e prokurorëve, që i poshtëron policët, i lë të leckosur e me paga mizerje, që i detyron mjekët ta braktisin punën e vendin”, ka thënë Haradinaj.

Vrasja e 35-vjeçares shtatzënë në oborrin e QKUK-së, ka ngritur në këmbë të gjithë masën, derisa familjarët e tashmë të ndjerës, deklaruan se ish-bashkëshorti i saj, e ka rrahur në vazhdimësi viktimën.

Kronika e realizuar nga Gojart Jashari

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti nderon Ilir Konushevcin dhe Hazir Malajn në 28-vjetorin e rënies

Kurti nderon Ilir Konushevcin dhe Hazir Malajn në 28-vjetorin e rënies

Abdixhiku: Osmani do të jetë vetë e 20-ta në listën përfaqësuese të LDK-së

Abdixhiku: Osmani do të jetë vetë e 20-ta në listën përfaqësuese të LDK-së

Nga gjashtë muaj burgim me kusht dhe nga 1 mijë euro gjobë për katër të akuzuarit për dhënie ryshfeti në pikën kufitare Hani i Elezit

Të dyshuarve për korrupsion iu ndalohet t’i afrohen Komunës së Prishtinës dhe Agjencisë Kadastrale

Kurti: Do të kërkojmë bashkëpunim për një president jopartiakë

Rrëzohet kërkesa e PD-së për shkarkim të presidentit Begaj

Dita e Evropës, Begaj: Shqipëria më afër se kurrë integrimit në BE

Përplasjet në protestën e opozitës, procedohen 7 persona – kapen molotov dhe lëndë piroteknike

Përplasjet në protestën e opozitës, procedohen 7 persona – kapen molotov dhe lëndë piroteknike

Kurti: Do të kërkojmë bashkëpunim për një president jopartiakë

Kurti: Do të kërkojmë bashkëpunim për një president jopartiakë

Fillon shpërndarja me postë e gjobave të komunikacionit në Suharekë

Mbi 2 mijë gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën