TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Opozita: Shëndetësia buzë kolapsit, emërimi i ministrit pjesë e pazareve politike

by Lindrit Zejnullahu
4 vjet ago
0
A A
Haxhiu thotë se ka sinjale pozitive nga mazhoranca për Trustin

Ata thonë se ka mungesë edhe të barnave dhe largim me të madhe të mjekëve nga Kosova.

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka thënë se Qeveria ka hequr dorë nga sektori i shëndetësisë dhe në mungesë të vendimmarrjes qoftë për ta emëruar një ministër ka mbetur peng për shkak të grupeve të interesit brenda Lëvizjes Vetëvendosje.

E sa i përket licencimit të mjekëve dhe infermierëve, Haxhiu tha se Oda e profesionistëve shëndetësor e kanë për obligim që të bëjnë licencimin e profesionistëve shëndetësor.

“Gjendja në shëndetësi është buzë kolapsit. Situata është jashtëzakonisht e rëndë. Me mungesë të barnave nga lista esenciale me lista të gjata të pritjes së pacientëve, me dështime të operacioneve prej 15 deri 20 në mungesë të anesteziologëve dhe situata shkon duke u përkeqësuar në vazhdimësi për shkak të ikjes së mjekëve qoftë nga sektori publik e privat”.

“Nuk kemi parë veprim të qeverisë dhe ajo duket se ka hequr dorë tërësisht nga sektori i shëndetësisë dhe mungesë të vendimmarrjes qoftë për ta emëruar një ministër e cila ka mbetur peng për shkak të grupeve të interesit brenda lëvizjes vetëvendosje. Është detyrim ligjor që të ndodh rilicencimi. Oda e profesionistëve shëndetësor e kanë për obligim që të bëjnë licencimin e profesionistëve shëndetësor dhe është obligim i institucioneve që në kuadër të tyre të bëjnë kontroll a po vazhdohen këta profesionistë ti marrin licencat konform ligjit”.

Kurse deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj tha se situata në shëndetësi është mjaft e rëndë.

Sipas tij, mosemërimi i ministri është pjesë e pazareve politike, duke e quajtur këtë papërgjegjësi të Qeverisë.

“Situata në shëndetësi nuk ka qenë asnjëherë më keq sesa tani. Ballafaqohemi me shumë probleme dhe përkundër këtij fakti ballafaqohemi është me probleme që jemi pa ministër. Të gjitha produktet edhe barnat janë në rritje permanente. Qeveria nuk është e interesuar të aprovojë ligjin për kontrollin e çmimit të barnave”.

“Kemi pasur mundësi ta bëjmë, por ka munguar vullneti politik. Këto janë pazare politike, por pres që shumë shpejt ta kemi ministrin. Profesori i mjekut dhe infermierit i takojnë grupeve të profesioneve të rregulluara. Ata me udhëzim administrativ dhe ligj janë të obliguar të bëjnë validizimin e dokumentacionit për licencë”, tha Dreshaj./EO

ShareTweet

Postime të ngjashme

Maqedonci takoi atasheun çek të mbrojtjes, e falënderon për bashkëpunimin

Maqedonci takoi atasheun çek të mbrojtjes, e falënderon për bashkëpunimin

AUV inspekton lokalin në Han të Elezit pas dyshimeve për helmim nga ushqimi

AUV inspekton lokalin në Han të Elezit pas dyshimeve për helmim nga ushqimi

Kryetari i Hanit të Elezit: 110 raste me simptoma të gastroenteritit në Han të Elezit

Kryetari i Hanit të Elezit: 110 raste me simptoma të gastroenteritit në Han të Elezit

Kurti: LVV nuk e ka një anëtar me librezë partie që synon presidentin

​Konstituimi i institucioneve të reja, Kurti pyetet për takimet e radhës me liderët e ish-opozitës

Rita Ora vjen në Ohër këtë verë, do të mbajë koncert madhështor në stadiumin “Biljanini Izvori”

​Rita Ora rikthehet në skenën ballkanike, koncert spektakolar në Ohër më 1 gusht

Maqedonci takoi atasheun çek të mbrojtjes, e falënderon për bashkëpunimin

Maqedonci takoi atasheun çek të mbrojtjes, e falënderon për bashkëpunimin

AUV inspekton lokalin në Han të Elezit pas dyshimeve për helmim nga ushqimi

AUV inspekton lokalin në Han të Elezit pas dyshimeve për helmim nga ushqimi

Kryetari i Hanit të Elezit: 110 raste me simptoma të gastroenteritit në Han të Elezit

Kryetari i Hanit të Elezit: 110 raste me simptoma të gastroenteritit në Han të Elezit

SHBA-të rinisin sulmet ndaj Iranit, tensionet përshkallëzohen në Hormuz

SHBA-të rinisin sulmet ndaj Iranit, tensionet përshkallëzohen në Hormuz

Irani: Më shumë se 30 civilë janë vrarë në sulmet e fundit të SHBA-së në jug

Irani: Më shumë se 30 civilë janë vrarë në sulmet e fundit të SHBA-së në jug

“Ditari”- 15.07.2026

“Ditari”- 15.07.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën