Sipas policisë, viktima ka vdekur dje, ndërkaq aksidenti ka ndodhur më 12 nëntor.
Ndërsa bëhet e ditur se me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.
“Lipjan 12.11.2022, 21:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar i cili ishte në trajtim në QKUK si pasojë e lëndimeve të marra në aksident trafiku sot me datë 29.11.2022 ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e plotë.