Por së shpejti këtë detyrë do ta kryejnë vetë policët e kësaj komune.
Një gjë të tilla e ka paralajmëruar kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.
“Jemi duke punuar që Prishtina të ketë edhe policinë e kryeqytetit që t’i dalë në ndihmë policisë së Kosovës, që të ketë një siguri shtesë”, ka thënë ai.
Formimi i policisë së kryeqytetit sipas kryetarit të sindikatës së Policisë së Kosovës do të ia lehtësonte punën e zyrtarëve policorë.
Por ai kërkon që këta policisë të kenë page më të lartë për shkak të këtyre ngarkesave.
Se Prishtina ka nevojë për policinë e saj, e thotë edhe eksperti i sigurisë, Bedri Elezi.
Në rajon sipas Elezit vetëm Kosova nuk e ka policinë e kryeqytetit.
Televizioni për këtë çështje ka kërkuar qëndrim edhe nga Policia e Kosovës, mirëpo nuk ka marrë përgjigje.
Kronika e gazetares Doresa Geci.







