Lirohet nga paraburgimi i dyshuari për sulmin seksual ndaj alpinistes Mrika Nikqi në Pejë

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Pejë, Tringa Zhuti, e cila njoftoi se ndaj të pandehurit është ngritur aktakuzë.

“Sipas vendimit të fundit të gjyqtarit të procedurës paraprake, i pandehuri ka qenë në paraburgim deri sot. Me rastin e ngritjes së aktakuzës, Prokuroria nuk ka propozuar vazhdimin e paraburgimit. Andaj, i njëjti është lëshuar që të mbrohet në liri”, tha Zhuti, për “Betimi për Drejtësi”.

Ndryshe, më 30 shtator 2022 Prokuroria Themelore në Pejë kishte njoftuar se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka identifikuar dhe arrestuar F.B.

Po ashtu edhe Policia e Kosovës e kishte konfirmuar këtë rast përmes raportit 24-orësh.

Kurse, më 1 tetor 2022, Gjykata Themelore në Pejë ia kishte caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, të dyshuarit F.B. E njëjta gjykatë më 3i tetor ia vazhduar edhe për 30 ditë të tjera masën e paraburgimit, të dyshuarit F.B për sulmin seksual ndaj alpinistes Mrika Nikqi.

Postime të ngjashme

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Add New Playlist