TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Jahjaga shprehet e habitur që Daçiq mori ftesë në Konferencën për Parandalimin e Dhunës Seksuale

by Besarta Mehmeti
3 vjet ago
0
A A
Jahjaga shprehet e habitur që Daçiq mori ftesë në Konferencën për Parandalimin e Dhunës Seksuale

Jahjaga përmes një postimi në Facebook, ka shtruar një pyetje duke thënë se Daçiqi ishte në këtë Konferencë për të pranuar krimet që ka kryer Serbia në Ballkan apo për të kërkuar falje për to?

“E habitur që Konferenca Ndërkombëtare për Parandalimin e Dhunës Seksuale në Konflikt (Preventing Sexual Violence in Conflict) i ka bërë ftesë dhe i ka dhënë platformë Ivica Daçiqit, zëdhënësit dhe bashkëpunëtorit të Slobodan Millosheviqit, përderisa viktimat e politikave të tij ishin të ulura në audiencë. A ishte ai atje për të pranuar krimet që Serbia i ka kryer në Ballkan dhe për të kërkuar falje për to, apo ishte prezent në cilësinë e ekspertit? Ivica Daçiq ishte pjesë e një regjimi politikë e të cilit ishte përdhunimi i grave kosovare”, ka shkruar ajo.

Sipas saj, ftesa e Daçiqit ishte në kundërshtim me punën që përgjatë një dekade Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka bërë për t’i ndihmuar viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës.

“Kjo ftesë është në kundërshtim me punën e zellshme përgjatë një dekade që Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar e ka bërë për të ndihmuar viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës që të tejkalojnë traumat e tyre dhe t’i japin fund këtij krimi të tmerrshëm. Gjatë vizitës së tij në Kosovë në vitin 2016, Lartmadhëria e Tij Mbreti Charles III, takoi të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës. Mbretëria e Bashkuar është lider global në përpjekjet për ta parandaluar #DhunënSeksualenëKonflikt, dhe Kosova ka gjetur një shtet mik krahas të cilit kërkon drejtësi për të mbijetuarit”, tha Jahjaga.

Më tej, ajo shpreson se viktimat e dhunës seksuale një ditë të ballafaqohen me dhunuesit e tyre para një gjykatësi për të vënë drejtësi e jo në konferenca.

“Viktimat e dhunës seksuale në konflikt shpresojnë që një ditë do të ballafaqohen me dhunuesit e tyre para një gjykatësi për të vënë drejtësi e jo në konferenca për të diskutuar parandalimin e përdhunimit në konflikt”, përfundoi Jahjaga. /Teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Bordi i Paqes mirëpret Kosovën si anëtare themeluese të organizatës

Bordi i Paqes mirëpret Kosovën si anëtare themeluese të organizatës

A do të ketë balotazh në Vushtrri? – PDK dhe VV në garë me njëra-tjetrën

Rinumërohen mbi 80 për qind e votave

Prokuroria me aksion në Malishevë në lidhje me dyshimet për manipulim me vota

Prokuroria me aksion në Malishevë në lidhje me dyshimet për manipulim me vota

Kontrabandë në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë, konfiskohen telefona dhe drogë

Arrestohet 38-vjeçari, vodhi stoli ari dhe para me vlerë mbi 21 mijë euro në Prizren

Arrestohet një i dyshuar për trafikim me njerëz në Gjilan

Një muaj paraburgim ndaj serbit që sulmoi KFOR-in në Zveçan

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për dhunim në Deçan

Sërish e kalueshme rruga Ferizaj–Gjilan pas bllokimit nga uji

Sërish e kalueshme rruga Ferizaj–Gjilan pas bllokimit nga uji

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën