Mos mbajtja e seancës ka ardhur si pasojë e një vendimi të KGJK që gjykatat të punojnë vetëm me shërbime esenciale.
Javën e kaluar Këshilli Gjyqësor i Kosovës doli me një vendim që gjykatat të pezullojnë punën ku kanë kërkuar anulimin e vendimit të qeverisë i cili vendim jua ulë rrogat gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Gjykatat do të vazhdojnë me shërbime esenciale deri më 8 dhjetor të këtij vitit, në rast se nuk anulohet vendimi i Qeverisë.
Sipas aktakuzës, Marko Roshiq, Silvana Arsoviq, Nedelko Spasojeviq, Rade Basara, po akuzohen se si grup kriminal të udhëhequr nga Millan Radoiçiq dhe Zvonko Veselinoviq, kishin kontribuar në forma të ndryshme në vrasjen e Oliver Ivanoviqit.
Millan Radoiçiq ishte vënë në kërkim ndërkombëtar nga Gjykata pas kërkesës së ish-prokurorit special Sylë Hoxha. /Betimi për Drejtësi/