TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Bashkëluftëtari i Adem Jasharit: Bashkim Jashari ma dha një bombë, tha ruaje për vete

by Besarta Mehmeti
3 vjet ago
0
A A
Bashkëluftëtari i Adem Jasharit: Bashkim Jashari ma dha një bombë, tha ruaje për vete

Fazliu në emisionin “ResPublika” në tëvë1 thotë se kur tanket e serbëve kishin filluar të shkonin në drejtim të shtëpive të familjes Jashari, ky dhe bashkëluftëtarët e tij kishin vendosur t’u dilnin përballë dhe të mbroheshin me ato pak armë që i kishin. Madje Fazliu, tregoi se si Bashkim Jashari i kishte dhënë bombën e fundit për ta ruajtur për vete.

“Kishim armë krahu, bomba dore, madje unë nuk kam pasur bombë por bashkimi ma ka dhënë bombën edhe me tregu se te ne ka qenë bindja që të mos biem në dorën e serbëve, kur kam kërkuar municion dhe kemi thënë se sa kemi municion thotë ata çka e ki për fund, thotë ruaje bombën ma gjuan bombën të cilën unë e marr”, tha ai.

Teksa rrëfen ngjarjen, bashkëluftëtari i komandantit legjendar Adem Jashari, Shekip Fazliu tregon se si e ka neutralizuar tankun Hamz Jashari.

“Kemi filluar mbrojtjen nga sulmet e serbëve nga distanca të cilët kanë filluar të hyjnë me tanke në malin përballë shtëpisë aty. Sulmi i parë dhe përgjigja e parë kanë qenë ndaj forcave serbe diku rreth orës 6 aty, ka tentuar tanku të del prej malit dhe të hyjë ku e aty e ka sulmuar Hamza dhe e ka ndalur në vend do të thotë nuk ja ka dhënë mundësinë të afrohet më afër…Paradite kemi qëndruar nëpër oborret e shtëpisë aty deri kur kanë filluar granatimet e ashpra nga distanca”, thekson ai.

Tutje gjatë rrëfimit të tij, Fazliu tha se sulmi është bërë në mënyrë zigzake nga shtëpia e fundit e Jasharëve dhe prandaj sipas tij, edhe ishin përqendruar tek shtëpia e fundit për t’i përcjellë forcat nga vijnë nga mbrapa.

“Më vonë gjatë luftimeve tona tërhiqemi tek shtëpia e fundit se nga shtëpia e fundit e Jasharë vinin forcat dhe bëhet sulmi në mënyra zigzake. Të njëjtën kohë dëgjonim shumë të shtëna tek shtëpia e Sahit Jasharit… Ne jemi përqendruar tek shtëpia e fundit  për t’i përcjellë forcat nga vijnë nga mbrapa. Aty një moment na gjuajnë shumë, domethënë grupin tonë, Bashkimin, mua, Halilin, Ragipin, Ali Jasharin edhe nga plumbat, një muri ka qenë atu, kur kthehem dhe i shoh tanket të cilat kishin dalë nga lagjja Kodra dhe Lushtaku. Tani ato ishin pika më famkeqe për ne që grindeshim  brenda rrethit të Jasharajve sepse shiheshim shumë qartë nga ajo pjesë sepse shihemi shumë qatë nga ajo pjesë”, tha ai.

Fazliu thotë se kur kanë filluar granatimet nga distanca më të rrezikuar kanë qenë edhe nga tjegullat për të cilat thotë se binin nga bombardimet dhe sipas tij kjo edhe u ka pamundësuar të qëndrojmë në pozicione ashtu siç e kishin bërë plan të vazhdojë luftën./Teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Në Prishtinë e Pejë nis inspektimi për respektimin e masave parandaluese të mbrojtjes nga zjarri

Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Prishtinë, s’ka të lënduar

Lëndohet në vendin e punës, kërkon ndihmë mjekësore shtetasi i Shqipërisë

Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, nga QKUK-ja jepin detaje

Vodhi veturën në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik

Osmani në Forumin Alpbach në Austri: Kosova, kontribuuese për paqe dhe siguri

Osmani: Pesë vite për Kosovën, falënderim për qytetarët që qëndruan pranë meje

Në Prishtinë e Pejë nis inspektimi për respektimin e masave parandaluese të mbrojtjes nga zjarri

Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Prishtinë, s’ka të lënduar

Lëndohet në vendin e punës, kërkon ndihmë mjekësore shtetasi i Shqipërisë

Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, nga QKUK-ja jepin detaje

Vodhi veturën në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik

Osmani në Forumin Alpbach në Austri: Kosova, kontribuuese për paqe dhe siguri

Osmani: Pesë vite për Kosovën, falënderim për qytetarët që qëndruan pranë meje

IKD: Vendimi i KQZ-së për hapjen e qendrave të votimit jashtë përfaqësive diplomatike është i paligjshëm

IKD i kërkon Kuvendit rikthim të ligjshmërisë në zgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm

40-vjeçarja bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën në Tiranë

Një 12-vjeçar shqiptar humb jetën pasi rrëzohet nga dritarja e një ndërtese në Itali

Kurti: Qeveria do t’u ofrojë leje qëndrimi për 12 muaj studentëve dhe punëtorëve serbë

Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zhvillimin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën