TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rama: Raportet Kosovë -Shqipëri nuk janë vetëm të shkëlqyera, por edhe produktive

by Besarta Mehmeti
3 vjet ago
0
A A
Rama: Raportet Kosovë -Shqipëri nuk janë vetëm të shkëlqyera, por edhe produktive

Këtë deklaratë Rama e bëri në mbledhjen e përbashkët të dy Kuvendeve, Shqipërisë dhe Kosovës e cila është  mbajtur sot për nderë të 110- vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, shkruan teve1.info.

Në fjalën e tij para deputetëve, Rama tha se njohja përfundimtare e Kosovës do të vijë më herët dhe se Kosova nuk do të pres aq gjatë siç ka prit që nga shpallja e pavarësisë.

“Shqiptarët nuk kanë qenë kurrë më mirë në raport me të huajt por përsëri edhe sot nuk besoj se shqiptarët janë më mirë në raport me vetveten. Unë besoj se njohja e saj përfundimtare do të vijë më herët sesa vonë dhe se Kosova nuk do të pres kaq sa ka pritur qysh se ka shpallur pavarësinë për tu njohur përfundimisht ndërkombëtarisht dhe për të qenë e pranishme në çdo instancë të gjithë organizimit të përgjithshëm të botës ku ne jetojmë”, tha ai.

Tutje kryeministri Shqiptar tha se marrëdhëniet në mes Kosovës dhe Shqipërisë nuk janë më të shkëlqyerat sepse janë dy vende të ndara me shtete por të bashkuara me zemër.

“Marrëdhëniet në mes Shqipërisë dhe Kosovës sot nuk janë më të shkëlqyera thjeshtë sepse jemi dy vende të ndara me dy shtete por të bashkuara me një zemër por janë edhe produktive më shumë se që kanë qenë ndonjëherë tjetër dhe këtë e tregojnë faktet e prodhuara, jo thjeshtë mbledhjet e përbashkëta të përvitshme mes dy qeverive pro nga vullneti dhe nga rritja e aftësisë jo thjeshtë  për ta kuptuar në parim por edhe për ta zbatuar në praktikë bashkëpunimin në interes reciprok”, shtoi ai.

Tutje Rama foli për marrëveshjet e lidhura mes Kosovës dhe Shqipërisë duke njoftuar se në gjashtë mujorin e  dytë të viti 2023 do të përfundojnë punimet për portin e përbashkët të Durrësit.

“Mjafton të shikosh të dhënat e shkëmbimeve tregtare apo lirinë e lëvizjes që deri dje është dukur mision i pamundur apo abetaren e përbashkët, apo punën e përbashkët për fjalorin enciklopedik  shqiptar dhe për historinë e shqiptarëve apo bashkëpunimin e përditshëm në fushën e energjisë. Nëse gjithçka do të shkojë sipas planit në fillim të gjashtë mujorit të dytë të vitit të ardhshëm ne do të jemi në kantier me portin e ri të Porto Romanes që do të jetë një port i përbashkët i shtrirë nga Durrësi në Prishtinë dhe në Strugë dhe dy porte të thata që do të lidhen me hekurudhë”, tha Rama.

Më tej gjatë fjalimit të tij, kryeministri shqiptar tha se pa Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës nuk do të mund të vinte Kosova deri në këtë ditë ku është sot.

Po ashtu ai përmendi edhe ish- presidentët e Kosovës, të ndjerin Ibrahim Rugova dhe Hashim Thaçin i cili gjendet në qendrën e paraburgimit në Hagë.

“Dy emra do të sjell në vëmendje këtu, pa të cilët nuk mund të kuptohet sot, as ardhja deri në këtë ditë dhe as vazhdimësia përtej kësaj dite: Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës, dhe të dyja këto natyrisht lidhen me Ibrahim Rugovën, një i munguar i madh sot, pasi u nda nga jeta para kohe por me mision të kryer, dhe Hashim Thaçin, një tjetër i munguar sot në këtë sallë, i cili është i ndarë prej nesh përkohësisht, në një mision që vazhdon”, është shprehur Rama./Teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Vala e të nxehtit ekstrem përfshin Evropën, thyhen rekordet e temperaturave në Francë, Britani dhe Spanjë

​Vala e të nxehtit ekstrem përfshin Evropën, thyhen rekordet e temperaturave në Francë, Britani dhe Spanjë

MINTI dhe KIESA lansojnë skema grantesh prej 5.8 milionë euro për bizneset në Kosovë

MINTI dhe KIESA lansojnë skema grantesh prej 5.8 milionë euro për bizneset në Kosovë

Kulla: Kosova duhet të reflektojë thellë pas zgjedhjeve, problemet i ka të brendshme

Kulla: Kosova duhet të reflektojë thellë pas zgjedhjeve, problemet i ka të brendshme

Komuna e Prishtinës apelon për kujdes pas paralajmërimeve për vërshime

Ministria e Mjedisit gjobit Komunën e Prishtinës me 5 mijë euro

Presidenti Begaj në Haxh, pritje madhështore për të

Presidenti Begaj në Haxh, pritje madhështore për të

Për katër muaj mbi 2.5 milionë vizitorë në Shqipëri, gati gjysma e tyre nga Kosova

Për katër muaj mbi 2.5 milionë vizitorë në Shqipëri, gati gjysma e tyre nga Kosova

Përplasen dy automjete në Tiranë, lëndohen shoferja dhe 6 fëmijët që po udhëtonin me të

Përplasen dy automjete në Tiranë, lëndohen shoferja dhe 6 fëmijët që po udhëtonin me të

Emisioni “Info Nata” 25.05.2026

Emisioni “Info Nata” 25.05.2026

Meta shkurton 8 mijë vende pune në mbarë botën

Meta shkurton 8 mijë vende pune në mbarë botën

Netanyahu shpall luftë me Hezbollahun, paralajmëron përshkallëzim të sulmeve në Liban

Netanyahu shpall luftë me Hezbollahun, paralajmëron përshkallëzim të sulmeve në Liban

​Vala e të nxehtit ekstrem përfshin Evropën, thyhen rekordet e temperaturave në Francë, Britani dhe Spanjë

​Vala e të nxehtit ekstrem përfshin Evropën, thyhen rekordet e temperaturave në Francë, Britani dhe Spanjë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën