Në këtë takim është diskutuar për koordinim të aktiviteteve ndër institucionale për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.
“Në këtë takim u diskutua për zhvillimet aktuale politike, për thellimin e bashkëpunimit dhe koordinimin e aktiviteteve ndërinstitucionale për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në organizatat ndërkombëtare, si dhe për agresionin rus në Ukrainë”, thuhet në komunikatën e Kuvendit.
Kryetari Konjufca e uroi ministren Xhaçka për festat e nëntorit.
Ministrja Xhaçka e falënderoi kryeparlamentarin Konjufca për pritjen, duke premtuar mbështetje për integrimin euro-atlantik të Kosovës.
Xhaçka gjatë vizitës në Kosovë ka takuar homologen Donika Gërvalla dhe presidenten Vjosa Osmani.
Në konferncën e përbashkët me Gërvallën, diplomatja shqiptare tha se njohja e Kosova nga Serbia është domosdoshmëri./teve1.info/