TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kurti premton reformim të Administratës Publike

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Kurti premton reformim të Administratës Publike

Në fjalën e tij, kryeministri theksoi se Reformimi i Administratës Publike është dhe parakusht për hapat avancues të Republikës së Kosovës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Ai theksoi se Qeveria është e përkushtuar që reforma dhe rrjedhimisht administrata që po ndërtojmë të jenë të bazuara mbi disa parime që respektohen gjerësisht nga vendet demokratike dhe të zhvilluara.

“Reforma në administratë publike është pjesë thelbësore e reformave të planifikuara në programin e Qeverisë sonë. Është besim e qëndrim i yni se një administratë publike besnike ndaj shtetit, e ndershme, e shkolluar dhe e përgatitur, me efikasitet më të lartë është parakusht për politika të përmbushura zhvillimore”, u shpreh Kurti.

Sipas komunikatës së lëshuar për medie nga Zyra e Kryeministrit, Qeveria e Republikës së Kosovës ka ndërmarrë hapa konkretë për të adresuar sfidat dhe problemet me të cilat përballet administrata por edhe qytetarët kur kanë nevojë të kenë ndërveprim me të.

“Një administratë joefikase shkakton ngecje më pastaj në ofrimin e shërbimeve publike për nga cilësia, për nga sasia, shkakton gjithashtu edhe ngecje edhe në zhvillimin e proceseve të reformave në sektorët e tjerë”, ka shtuar kryeministri Kurti.

Kryeministri Kurti ka veçuar dokumentet strategjike që trajtojnë këto çështje.

“Plani për zhvillim kombëtar, bashkimi i tri strategjive për administratë publike në një të vetme dhe hartimi i saj për periudhën 2022-2027, hartimi i strategjisë për e-qeverisje e hartimi i strategjisë për siguri kibernetike janë ndër të tjera veprime esenciale të cilët tashmë i kemi ndërmarrë”.

Ai theksoi se Ministria e Punëve të Brendshme ka rishikuar rrënjësisht ligjin për zyrtarët publikë dhe ka hartuar nga fillimi ligjin për paga në sektorin publik, për t’iu përshtatur aktvendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Kryeministri falënderoi të gjithë partnerët që janë duke përkrahur Qeverinë për këto reforma përmes projekteve e ekspertizës, duke shtuar se bashkëpunimi është padyshim komponentë shumë e rëndësishme në gjithë këtë proces.

Siç deklaroi ai, Qeveria është e përkushtuar për të siguruar sa më shumë punë dhe drejtësi, administratë bashkëkohore, besnike ndaj shtetit, e shkolluar në nivele sipërore, e shkathtë, me përgjegjshmëri e me ndershmëri.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kusari-Lila: Stabilizimi i çmimit të naftës pritet pas armëpushimit SHBA–Iran

Kusari-Lila: Stabilizimi i çmimit të naftës pritet pas armëpushimit SHBA–Iran

Kurti: Historia e çlirimit të Kosovës është shënjuar nga familje si ajo e Jasharajve

14 vjet nga vrasja e Selver Haradinajt, Kurti: Sulm terrorist që nuk harrohet

KQZ: Partitë kanë të drejtë t’i shpenzojnë deri dy milionë euro në fushatë

KQZ mundëson ndërrimin e qendrës së votimit edhe jashtë periudhës zgjedhore

Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, vendoset për seancën e radhës

Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, vendoset për seancën e radhës

Shaqiri vazhdon shkëlqimin në Zvicër, më i miri i xhiros

Goditje për Kosovën e Napolin, Rrahmani dy muaj jashtë fushe

Rrahmani kthehet ndaj Lazios

Kurti: Historia e çlirimit të Kosovës është shënjuar nga familje si ajo e Jasharajve

14 vjet nga vrasja e Selver Haradinajt, Kurti: Sulm terrorist që nuk harrohet

Trabzonspori insiston për Milot Rashicën

Beshiktashi merr vendim për Rashicën

KQZ: Partitë kanë të drejtë t’i shpenzojnë deri dy milionë euro në fushatë

KQZ mundëson ndërrimin e qendrës së votimit edhe jashtë periudhës zgjedhore

Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, vendoset për seancën e radhës

Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, vendoset për seancën e radhës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën