TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kusari-Lila paralajmëron gjetjen e një zgjidhjeje për targat para 21 nëntorit

by Besarta Mehmeti
3 vjet ago
0
A A
Kuvendi mblidhet të enjten me dy pika të rendit të ditës

Kusari-Lila në një intervistë për KosovaPress, thotë se kundërshtimi i ashpër i serbëve lokalë në veri për targat është shkaktuar si rrjedhojë e ikës së ballafaqimit të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq me dispozitat e marrëveshjes finale me Kosovën.

“Është në interesin e të gjithëve, përfshirë institucionet e Kosovës dhe qytetarëve që mos të kemi një eskalim të situatës. Cilët do të jenë hapat e radhës mbetet të shihet, pasi është një dinamikë dhe intensitet i shtuar. Megjithatë kjo çka ka ndodhur aktualisht nuk mund të nxjerr nga binarët një proces i cili pashmangshëm duhet të përmbyllet me një marrëveshje finale dhe normalizim të raporteve që do të vjen përmes njohjes reciproke. Prandaj çka do që është shkaktuar në teren si rrjedhojë më shumë ikjes së ballafaqimit të vet Vuçiqit me dispozitat e marrëveshjes finale me të pashmangshëm që Kosova duhet të njohur dhe është shtet sovran dhe i pavarur, nuk bënë të humbin fokusin me çështje të situatës së krijuar. Krejt në fund kjo ka të bëjë me rend dhe ligj në Kosovë. Prandaj institucionet e Kosovës, Qeveria e Kosovës, përfaqësuesit legjitim të Kosovës janë ata që duhet maksimalisht të angazhohen, por të tregojnë se kanë trajtimin e njëjtë për gjithë qytetarët pa dallim”, thekson Kusari-Lila.

Duke komentuar betimin e deputetëve të Listës Serbe, Kusari-Lila thotë se ata po përfaqësojnë Vuçiqin dhe jo komunitetin serb në Kosovë.

“Deputetët e Listës Serbe deri më tash shumë pak, apo fare nuk kanë përfaqësuar komunitetin serb në Kosovë. Fatkeqësisht ata kanë përfaqësuar komplet politikën e Vuçiq dhe interesat e tij, në këtë rast përmes Kuvendit të Kosovës. Ne do të donim të kishim një kuvend që është pasqyrë e komuniteteve që jetojnë në Kosovë, përfshirë edhe serbët. Të këtë dialog dhe komunikim të mirëfilltë. Me një grupim polik si Lista Serbe ka qenë shumë e vështirë, gati e pamundur që të ketë normalitet të komunikimit…Ata morën mandatet sipas Kushtetutës, përtej asaj që kemi parë nuk mund të komentojë tjetër se çka ka tjetër në prapaskenë. Komunikimet të tjerë të përfaqësuesve të tjerë që do të ishin në listë, sikur këta mos të merrnin mandatet thonë se këta kanë marrë mandatet që mos të vijnë të tjerët. Megjithatë është hera e parë ndër vite që tashmë shohim zëra ndryshe edhe nga komuniteti serb, kjo është e shëndosh për demokracinë”, shton ajo.

Ndryshe, kryeministri Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të premten janë ftuar në Bruksel nga kryediplomati evropian, Josep Borrell, për të gjetur një zgjidhje për ngërçin e krijuar në veri të vendit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjoshi: PDK-së i takon anëtari i dytë në KQZ – Mosemërimi i tij nga Osmani, shkelje kushtetuese

Gjoshi: PDK-së i takon anëtari i dytë në KQZ – Mosemërimi i tij nga Osmani, shkelje kushtetuese

Gjashtë persona të lënduar në një aksident në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë

Shtatë persona të lënduar në një aksident në Vranidoll

KFOR zhvillon marshime të vështira malore në Kosovë, rrit gatishmërinë e trupave

KFOR zhvillon marshime të vështira malore në Kosovë, rrit gatishmërinë e trupave

Rama takohet me Gashanin, flasin për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030

Irani emëron kreun e ri të Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare

Irani emëron kreun e ri të Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare

Berisha pas procesit të votimit: Bandat të mos ndryshojnë rezultatin

Përvjetori i sulmeve të NATO-s/Berisha: Bëj thirrje që Kosova të bëhet pjesë e Aleancës së Atlantikut të Veriut

KFOR zhvillon marshime të vështira malore në Kosovë, rrit gatishmërinë e trupave

KFOR zhvillon marshime të vështira malore në Kosovë, rrit gatishmërinë e trupave

Kosova U19 i nis me barazim kualifikimet e Evropianit 2027

Kosova U19 i nis me barazim kualifikimet e Evropianit 2027

“Të enjten në Bratisllavë do të dëgjohet kushtrimi i popullit shqiptar”, Dardanët paralajmërojnë spektakël në Sllovaki

“Të enjten në Bratisllavë do të dëgjohet kushtrimi i popullit shqiptar”, Dardanët paralajmërojnë spektakël në Sllovaki

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën