TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Knut Abraham: Mungesa e perspektivës realiste nga BE-ja i jep Rusisë hapësirë për destabilizim të Ballkanit

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
Knut Abraham: Mungesa e perspektivës realiste nga BE-ja i jep Rusisë hapësirë për destabilizim të Ballkanit

Deputeti i Bundestagut, Knut Abraham, në një intervistë ekskluzive ai ka thënë se ekziston rreziku real që Rusia, pas Ukrainës, të përpiqet ta destabilizojë gjithë Ballkanin.

Sipas Abraham, Rusia ka treguar vitet e fundit se në mënyrë aktive kërkon të destabilizojë vendet që aspirojnë integrimin në BE. Për të parandaluar këtë, sipas tij, përgjigja duhet të jetë një politikë shumë më aktive dhe më e besueshme e BE-së ndaj të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Sot fatkeqësisht duhet të konstatojmë se procesi i zgjerimit të BE-së ka humbur besueshmërinë. Raportet për shtetet të Komisionit Evropian tregojnë qartë se procesi është në një krizë të thellë dhe se aktualisht nuk ka asnjë motivim për reforma”.

“Mungesa e perspektivave realiste të BE-së i jep Rusisë hapësirë për të destabilizuar rajonin. Ky rrezik ekziston. Por, ne nuk duhet ta lejojmë këtë. Qeveria gjermane gjithashtu duhet të veprojë shumë më mënyrë proaktive dhe kreative”, ka theksuar anëtari i Unionit Kristian Demokrat (CDU).

Abraham është, po ashtu, anëtar i delegacionit gjerman në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE). Ai shërben në Komisionin për Çështje Juridike dhe të Drejtat e Njeriut.

Para disa ditësh, ai kërkoi anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, megjithëse Kosova ende nuk është njohur nga pesë shtetet e BE-së.

Duke e shpjeguar më tej propozimin e tij, Abraham thekson se kjo ka të bëjë edhe me dërgimin e një sinjali, në këtë krizë aktuale, dhe pranimi i Kosovës nuk varet nga pesë vendet mosnjohëse.

“Për anëtarësim kërkohet një shumicë prej dy të tretash në Komitetin e Ministrave (31 vota). Nga 46 shtetet e Këshillit të Evropës, 34 e kanë njohur tashmë Kosovën. Tani duhet të mbështesni edhe pranimin e Kosovës për të treguar se Këshilli i Evropës mbetet një institucion i rëndësishëm që bashkon demokracitë evropiane të përkushtuara për të drejtat e njeriut”, shprehet ai.

Ndërsa i pyetur rreth mundësisë së anëtarësimit së Kosovës në NATO, pas situatës në Ukrainë, Abrahamnuk beson se kjo mund të ndodhë shpejt.“Për anëtarësim kërkohet unanimiteti, që në rastin e Kosovës unanimiteti mbetet një sfidë”.

Por, ai thekson se BE-ja dhe NATO-ja mund të garantojnë sigurinë e Kosovës pa u anëtarësuar në NATO. “Perspektiva e BE-së është jashtëzakonisht e rëndësishme për paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor”./EO

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti fton ministrin e Energjisë Elektrike të Kuvajtit për bashkëpunim ekonomik dhe investime

Kurti fton ministrin e Energjisë Elektrike të Kuvajtit për bashkëpunim ekonomik dhe investime

Diplomojnë 21 zjarrfikës të rinj

Diplomojnë 21 zjarrfikës të rinj

Basha: Daci la gjurmë të pashlyeshme në historinë e demokracisë parlamentare në Kosovë

Basha përkujton 28-vjetorin e sulmit të dytë ndaj familjes Jashari në Prekaz

U dorëzua dje në polici, një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për plagosje në Ferizaj

U dorëzua dje në polici, një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për plagosje në Ferizaj

Ukraina njofton bisedime trepalëshe me Rusinë dhe SHBA-në në EBA

Ukraina njofton bisedime trepalëshe me Rusinë dhe SHBA-në në EBA

Ndodh për herë të parë në një shekull, liturgjia dhe bekimi i ujit bëhen në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut

Ndodh për herë të parë në një shekull, liturgjia dhe bekimi i ujit bëhen në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut

“E kam një ndjenjë se do të kualifikohemi” – Valon Berisha beson se Kosova do të kualifikohet në Botërorin 2026

Valon Berisha refuzon ofertën e Zhelezniqarit në BeH

Kurti fton ministrin e Energjisë Elektrike të Kuvajtit për bashkëpunim ekonomik dhe investime

Kurti fton ministrin e Energjisë Elektrike të Kuvajtit për bashkëpunim ekonomik dhe investime

Diplomojnë 21 zjarrfikës të rinj

Diplomojnë 21 zjarrfikës të rinj

Basha: Daci la gjurmë të pashlyeshme në historinë e demokracisë parlamentare në Kosovë

Basha përkujton 28-vjetorin e sulmit të dytë ndaj familjes Jashari në Prekaz

U dorëzua dje në polici, një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për plagosje në Ferizaj

U dorëzua dje në polici, një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për plagosje në Ferizaj

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën