TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

PDK kritikon Qeverinë për mungesë vizioni në hartimin e buxhetit për vitin 2023

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
PDK kritikon Qeverinë për mungesë vizioni në hartimin e buxhetit për vitin 2023

Mustafa, në një konferencë për media tha se ky projekt-buxhet nuk i reflekton kërkesat e qytetarëve të Kosovës në ekonomi, krijim të vendeve të punës dhe ngritje të kualitetit të jetës.

“Ky buxhet më së shumti mund të quhen një kopje e dobët e vitit 2022, sepse në shumicën e rasteve është një përsëritje e vitit 2022. Këtij buxheti i mungon ambicia zhvillimore, i mungon orientimi se ku do të jetë Kosovë në fund të vitit 2023 – se çfarë Kosove do të kemi në fund të vitit 2023”, theksoi ai.

Mustafa shtoi se projekt-buxheti i propozuar në asnjë mënyrë nuk reflekton një strategji të karakterit zhvillimor për vendin, por kryesisht është i bazuar në shpenzime sot-për-sot, të cilat nuk krijojnë kushte për zhvillim afatgjatë.

Sipas Mustafës, buxheti i këtij viti po rezulton më i lartë në krahasim me vitet paraprake kryesisht për shkak të rritjes së çmimeve në ekonomi dhe jo për shkak të rritjes së aktivitetit ekonomik.

“Raporti i projekt-buxhetit ka paraparë një rritje ekonomike prej 5.5% për vitin 2023, që paraqet pothuajse dyfishim të normës së rritjes ekonomike nga viti aktual, e qe nuk përkon me parashikimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore si institucionet më kredibile e të cilat sugjerojnë se rritja ekonomike në vitin 2023 nuk pritet të jetë më e lartë se rreth 3%”, shtoi ai.

Mustafa nënvizoi se parashikimet e fryera të rritjes ekonomike në këto kushte janë një rrezik i lartë për qytetarin dhe Kosovën.

“Shembull konkret e kemi vitin 2022, kur kjo Qeveri me fjalë shumë të mëdha kishte prezantuar shifrën e buxhetuar të investimeve kapitale prej mbi 700 milionë euro, ndërsa tashmë kur ka kaluar pjesa më e madhe e vitit 2022, investimet kapitale të realizuara nuk rezultojnë të jenë më të larta se 200 milionë euro. Prandaj, në vend të numrave dhe fjalëve të mëdha, Qeveria e vendit duhet të tregoj se si synon t’i përmirësojë kapacitetet e saj për t’i realizuar ato investime që i ka paraparë në buxhet”, shtoi ai.

Mustafa konsideron se Kosova do të ketë një vit të humbur, sepse Qeverisë po i nevojiten dy vite për t’i kryer punët që do të duhej përfunduar brenda një viti.

“I vetmi dallim është se punët që nuk janë përfunduar në vitin 2022, në vitin 2023 do të duhet të përfundohen me një kosto shumë më të lartë për buxhetin e shtetit për shkak të rritjes së çmimeve të materialeve ndërtimore, gjë e cila nënkupton humbje të parasë publike”, tha ai. /Teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vetaksident në Dollc të Klinës, një person përfundon në spital

Vetaksident në Dollc të Klinës, një person përfundon në spital

Uji në Badoc e Batllavë ende në nivel të ulët të mbushjes

MMPHI paralajmëron aksione kundër uzurpimeve në Batllavë dhe Badovc, pas rrënimit të 16 villave në Ujman

Vazhdojnë pritjet në kufi – Gjendja aktuale në pikat kryesore kufitare

Gjendje e qetë në kufi, pritje deri në 5 minuta për të hyrë në Kosovë

Sot merret vendimi për gjyqtarët serbë

Sot merret vendimi për gjyqtarët serbë

Vetaksident në Dollc të Klinës, një person përfundon në spital

Vetaksident në Dollc të Klinës, një person përfundon në spital

Uji në Badoc e Batllavë ende në nivel të ulët të mbushjes

MMPHI paralajmëron aksione kundër uzurpimeve në Batllavë dhe Badovc, pas rrënimit të 16 villave në Ujman

Vazhdojnë pritjet në kufi – Gjendja aktuale në pikat kryesore kufitare

Gjendje e qetë në kufi, pritje deri në 5 minuta për të hyrë në Kosovë

Spanja shpall gjendje të jashtëzakonshme, zjarret detyrojnë evakuimin e 10 mijë banorëve

Spanja shpall gjendje të jashtëzakonshme, zjarret detyrojnë evakuimin e 10 mijë banorëve

Sot merret vendimi për gjyqtarët serbë

Sot merret vendimi për gjyqtarët serbë

LVV e propozon sërish Albulena Haxhiun për Kryetare të Kuvendit

Haxhiu sot mban konferencë për media

MIT: Sot nuk ka kufizim të qarkullimit për kamionët mbi 20 tonë

MIT: Sot nuk ka kufizim të qarkullimit për kamionët mbi 20 tonë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën