Sipas IHMK-së, do të shtohen vranësirat por nuk parashihet të ketë reshje shiu.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.
Në njoftim bëhet e ditur se gjatë këtyre ditëve do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-6 m/s. /Teve1.info/