TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kanada sanksionon 23 rusë, njofton 500 milionë dollarë për ndihmën ndaj Ukrainës

by Besarta Mehmeti
3 vjet ago
0
A A
Kanada sanksionon 23 rusë, njofton 500 milionë dollarë për ndihmën ndaj Ukrainës

“Kanadaja vazhdon të mbështesë Ukrainën ndërsa mbron territorin, sovranitetin dhe pavarësinë e saj nga Rusia,” tha kryeministri Justin Trudeau nga Indonezia, ku po merr pjesë në Samitin e G20.

“Kjo ndihmë ushtarake shtesë do të mbështesë ukrainasit ndërsa ata vazhdojnë me guxim të luftojnë kundër Vladimir Putin-it. Pushtimi i paligjshëm, ndërsa këto sanksione të reja do të bëjnë presion të shtuar mbi ata që mbështesin këto akte lufte.”

Rusët e sanksionuar janë anëtarë të sektorit të drejtësisë dhe sigurisë, duke përfshirë oficerë policie dhe hetues, prokurorë, gjyqtarë dhe zyrtarë të burgjeve të përfshirë në “shkelje të rënda dhe sistematike të të drejtave të njeriut kundër liderëve të opozitës ruse”, thuhet në një deklaratë nga zyra e kryeministrit.

Melanie Joly, ministrja e Punëve të Jashtme të Kanadasë, tha se sanksionet ishin ndëshkim për persekutimin e opozitës, veçanërisht Vladimir Kara-Murza.

“Sot, ne po sanksionojmë ata që janë përgjegjës për persekutimin e disidentit trim rus Vladimir Kara-Murza,” tha ajo. “Kanadaja do të vazhdojë të jetë e palëkundur në mbështetjen tonë për Ukrainën në luftën e saj për liri.”

Kara-Murza, një aktivist politik dhe gazetar, është arrestuar që nga prilli 2022 për pikëpamjet e tij kundër luftës dhe është akuzuar për tradhti të lartë, raportoi Amnesty International në tetor.

Organizata për të drejtat e njeriut tha se atij iu dha çmimi Vaclav Havel për të drejtat e njeriut nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës.

Sanksionet e reja kundër rusëve janë shtesë ndaj atyre të vendosura nga Kanada ndaj 1.400 individëve dhe subjekteve që kur Rusia filloi aksionin e saj ushtarak kundër Ukrainës nëntë muaj më parë.

Fondet shtesë prej 500 milionë dollarë kanadezë synohen për ndihmën ushtarake për Ukrainën – komunikime, pajisje, karburant dhe furnizime mjekësore./AA

ShareTweet

Postime të ngjashme

PD-ja pas protestës në Maqedoninë e Veriut: Shqipja nuk negociohet

PD-ja pas protestës në Maqedoninë e Veriut: Shqipja nuk negociohet

Izraeli godet uzinën kryesore petrokimike të Iranit

Izraeli godet uzinën kryesore petrokimike të Iranit

Sulmet ajrore izraelite lënë të vrarë të paktën 36 persona në Liban

Sulmet ajrore izraelite lënë të vrarë të paktën 36 persona në Liban

CAIR: Deklaratat e Trump për Iranin janë të rrezikshme dhe fyese ndaj Islamit

CAIR: Deklaratat e Trump për Iranin janë të rrezikshme dhe fyese ndaj Islamit

Emisioni “Ditari” 06.04.2026

Emisioni “Ditari” 06.04.2026

PD-ja pas protestës në Maqedoninë e Veriut: Shqipja nuk negociohet

PD-ja pas protestës në Maqedoninë e Veriut: Shqipja nuk negociohet

Rriten investimet nga Kosova në Shqipëri

Rriten investimet nga Kosova në Shqipëri

Izraeli godet uzinën kryesore petrokimike të Iranit

Izraeli godet uzinën kryesore petrokimike të Iranit

Komandanti i KFOR-it dhe gjenerali grek flasin për sigurinë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it dhe gjenerali grek flasin për sigurinë në Kosovë

Sulmet ajrore izraelite lënë të vrarë të paktën 36 persona në Liban

Sulmet ajrore izraelite lënë të vrarë të paktën 36 persona në Liban

Osmani: Në Kosovë s’ka pasur dhe nuk do të ketë asnjëherë qeveri anti-amerikane

Osmani përkrah protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën