Duke biseduar për angazhimin e Qeverisë së Kosovës për zhvillimin socio-ekonomik të vendit, kryeministri Kurti ka theksuar se Kosova është qendër e rajonit të EMENA-s dhe krahas pozitës gjeografike dhe stabilitetit institucional, ka potencial të madh në rajon.
Në takim u bisedua edhe për sfidat sociale dhe ekonomike që janë specifike për Kosovën, duke përfshirë çështjet energjetike dhe mjedisore.
“Z. Bellier foli për objektivat e AFD-së në rajon dhe për veprime të mëtejshme për adresimin e sfidave specifike të Kosovës. U bisedua për angazhimin e Agjencisë Franceze për Zhvillim në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe përpjekjet e përbashkëta drejt arritjes së Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm. Në veçanti u bisedua për aktivitetet që janë pjesë e Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor, kushtuar investimeve strategjike socio-ekonomike në rajon në koordinim me objektivat e Bashkimit Evropian për integrimin e rajonit”, thuhet në njoftim. /Teve1.info/