TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Krasniqi qëndrim të njëjtë me Kurtin për planin franko-gjerman

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
PDK kërkon nga Qeveria ndarjen e 1 milion eurove për situatën në Ukrainë

Memli Krasniqi

Qëndrimi i kreut të PDK-së për këtë plan është i njëjtë me atë të kryeministrit Kurti.

Krasniqi, në një intervistë për KosovaPress, thotë se ky plan krijon një realitet të ri që i mundëson Kosovës ecjen përpara nga status-quo-ja ekzistuese.

“Elementet e planit na janë thënë dhe komunikuar edhe në takime të tjera të mëhershme me miqtë ndërkombëtarë. Normalisht është një plan si i tillë vështirë që të pranohet apriori, por është një bazë e cila krijon një mundësi për të negociuar dhe diskutuar. Krijon një mundësi, ndoshta një realitet të ri, që i mundëson Kosovës ecjen përpara nga status-quo-ja ekzistuese. Andaj nuk mund të thuhet se është i lehtë që të pranohet si i tillë, por meqenëse nuk ka një qasje ‘merre ose leje’, ne duhet si shtet dhe institucione që të shprehim gatishmëri për të trajtuar seriozisht, diskutuar me partnerët ndërkombëtarë dhe për t’u orvatur në arritjen e një dakordimi të një teksti që vërtet ka bazë elementet kryesore të objektivave tona shtetërore”, thotë ai.

Qëndrimi i kreut të PDK-së për këtë plan është i njëjtë me atë të kryeministrit Kurti të deklaruar më parë.

“Propozimi franko-gjerman, që ka mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, i prezantuar nga emisarët Jens Plötner dhe Emmanuel Bonne, shërben si bazë e mirë për diskutime të mëtejshme”, ka thënë Kurti pas takimit me Borrell në Paris, duke ripërseritur qëndrimin e thënë edhe më parë për këtë plan.

Lidhur me zhvillimet në veri, lideri opozitar thotë se Qeveria dhe institucionet e Kosovës janë në të drejtën e vet kur kërkojnë zbatimin e vendimeve legjitime dhe kushtetuese.
Mirëpo shton se në raste të tilla duhet të ketë parasysh kostot dhe benefitet e këtyre vendimeve.

Sipas tij, kosto e vendimit për targat ilegale është më e madhe se sa benefitet e tij. Në këtë formë, ai thotë se po shërbehet komplet procesi i integrimit të komunitetit serb në veri.
“Sot po e shohim se është duke u shpërbërë komplet procesi i integrimit të komunitetit serb në pjesën veriore të vendit, si pasojë e çështjes së targave. Kërkesa e partnerë amerikanë për shtyrje 10 mujore nuk është kërkesë për të hequr dorë nga sovraniteti nga të drejtat tona legjitime dhe kushtetuese, është kërkesë për t’i dhënë mundësi procesit të dialogut dhe diskutimit të planin franko-gjerman që mund të jetë një bazë e mirë për të shtyrë përpara procesin e dialogut dhe pasur një qasje të re e cila padyshim duhet të ketë një bazament arritjen e qëllimeve shtetërore të vendit tonë”, deklaroi Krasniqi.

Ai shton se kërkesat e ShBA-së dhe aleatëve të tjerë ndërkombëtarë duhet të trajtohen seriozisht nga Qeveria e Kosovës, për çka thekson se nga takimi i fundit me kryeministrin Kurti nuk ka dal me ndonjë siguri se e di se në çfarë rruge ka hyrë dhe si do të dalë nga e njëjta shefi i ekzekutivit.

Ai kërkon nga Qeveria e Kosovës që të ndryshojë qasjen në raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në mënyrë që mos të ketë përkeqësim të këtyre raporteve tutje.

Situata në veri të vendit mori një kthesë të papritur më 5 nëntor kur serbët, në shumë raste edhe të detyruar nga Lista Serbe e kontrolluar nga Beogradi, u larguan nga institucionet e
Republikës së Kosovës. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kërkuan rikthimin e serbëve në institucione ndërsa Qeverisë së Kosovës që të shtyjë plotësisht vendimin për regjistrimin e automjeteve me targa RKS për qytetarët serbë që nuk e kanë bërë një gjë të tillë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Muja ia shpalos prioritetet në bujqësi homologes franceze

Muja ia shpalos prioritetet në bujqësi homologes franceze

IKShPK jep disa këshilla shëndetësore gjatë muajit të Ramazanit

IKShPK jep disa këshilla shëndetësore gjatë muajit të Ramazanit

Haxhiu takon ambasadorin e Italisë, flasin për situatën aktuale politike në vend

Haxhiu takon ambasadorin e Italisë, flasin për situatën aktuale politike në vend

Kurti: Të përkushtuar për normalizimin të marrëdhënieve me Serbinë përmes njohjes reciproke

Kurti: Të përkushtuar për normalizimin të marrëdhënieve me Serbinë përmes njohjes reciproke

Katër persona mbesin të vdekur pasi një helikopter i ushtrisë iraniane rrëzohet në një treg

KB Prishtina me shumë borxhe, konfirmon krizën

KB Prishtina me shumë borxhe, konfirmon krizën

Humb jetën marinari gjerman në Vlorë

Tiranë, shoferi përplas për vdekje 7-vjeçarin

Haxhiu takon ambasadorin e Italisë, flasin për situatën aktuale politike në vend

Haxhiu takon ambasadorin e Italisë, flasin për situatën aktuale politike në vend

Kurti: Të përkushtuar për normalizimin të marrëdhënieve me Serbinë përmes njohjes reciproke

Kurti: Të përkushtuar për normalizimin të marrëdhënieve me Serbinë përmes njohjes reciproke

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën