TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gastronomia në Kosovë cilësohet si sektor me rrezik potencial për evazion fiskal

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Gastronomët me vështirësi përballojnë reduktimet e energjisë elektrike, flasin nga KEDS-i

Fotografi ilustruese

E në lidhje me këtë, përgjatë sezonës verore, ky sektor ishte nën “llupën” e inspektorëve të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK).

Drejtori i këtij institucioni, Ilir Murtezaj, ka thënë për Ekonomia Online se gastronomia cilësohet si sektori me rrezik potencial për evazion fiskal.

Krahas kësaj, Murtezaj ka thënë se synim kanë luftimin e informalitetit në Kosovë, dhe të njëjtën kohë do të shikohen nëse përputhen më fitimet reale që ata marrin.

“Jemi duke punuar nga dita në ditë për ngritjen e kapaciteteve në realizim të objektivave të Qeverisë por në të njëjtën kohë edhe në mbledhjen e të hyrave tatimore duke luftuar informalitetin në vazhdimësi. Ne po punojmë në këtë drejtim në të gjitha segmentet me qëllim luftimin e informalitetit, keni parë që gjatë sezonës verore kemi pasur aktivitete të shtuara në sektorin e gastronomisë, sektor ky të cilin sistemi ynë elektronik e ka identifikuar si sektor mospërmbushës ose me rrezik potencial për evazion fiskal” ka thënë Murtezaj.

Drejtori i ATK-së, ka thënë se gjatë inspektimeve janë shqiptuar edhe gjoba. Ai thotë se aty është identifikuar mungesa e lëshimeve të kuponëve fiskal dhe mungesa e kontratës ndërmjet palëve.

Murtezaj ka folur edhe për vendimin e vitit 2021, i cili i kishte për synim faljen e interesit dhe ndëshkimet në rast se i paguajnë borxhin ATK-së.
Ndonëse thotë se ka biznese që ende kanë detyrime të papaguara, kjo metodë ka dhënë goxha efekt, raporton EO.

“Ka qenë vendimi i Qeverisë që deri në qershor të vitit të kaluar, i cili në vete ka përmbajt joshjen apo nxitjen e borxhlinjve që të paguajnë bazën dhe interesin me qëllim faljen e ndëshkimeve, dhe në këtë rast ka pasur një kategori të bizneseve që e kanë shfrytëzuar këtë mundësi dhe kanë bërë shlyerje të borxhit. Po ka dhënë efekt të kohës por jo në nivelin e duhur, sepse prapë kanë mbetur borxhet e papaguara”, u shpreh Murtezaj.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Reagimet pas ngritjes së aktakuzës për sulmin terrorist në Banjskë

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

Rënia e Bunjakut i dha fund Serbisë në veri

Rënia e Bunjakut i dha fund Serbisë në veri

NATO në trevjetorin e Banjskës: Kërkojmë përgjegjësi nga Serbia për aktet e dhunës të vitit 2023

NATO në trevjetorin e Banjskës: Kërkojmë përgjegjësi nga Serbia për aktet e dhunës të vitit 2023

Fejza: Zgjedhjet e reja janë të panevojshme, LVV po punon për një marrëveshje për presidentin

Gjilani miraton buxhetin prej 43.6 milionë eurosh për vitin 2027

Gjilani miraton buxhetin prej 43.6 milionë eurosh për vitin 2027

Rrjeti i Grave kërkon më shumë punonjës socialë në buxhetet komunale për 2027

Rrjeti i Grave kërkon më shumë punonjës socialë në buxhetet komunale për 2027

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën