TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Operacion ndërkombëtar në 10 shtete, arrestohen 4 shqiptarë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Operacion ndërkombëtar në 10 shtete, arrestohen 4 shqiptarë

Aksioni i datave 8 dhe 9 nëntor, i cili është realizuar mes autoriteteve në Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Bullgari, Finlandë, Gjeorgji, Gjermani, Letoni, Suedi, Spanjë dhe Ukrainë, ka shkatërruar një grup kriminal.

Kështu u tha në një konferencë të përbashkët mes Strukturës së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) dhe policisë spanjolle, më 10 nëntor në Tiran.

Nga ky aksion janë arrestuar pesë persona, nga ta katër në Shqipëri dhe një në Gjeorgji. Në kërkim janë shpallur gjashtë shtetas shqiptarë.

Sipas kreut të SPAK-ut, Arben Kraja, janë kontrolluar gjashtë Call Center dhe pesë banesa lokacione të ndryshme, Tiranë, Vlorë dhe Elbasan. Sipas tij, prej këtyre qendrave ndryshonin vendndodhje apo emërtim, si dhe kryenin bashkime biznesesh për t’i ikur organeve ligjzbatuese.

Janë sekuestruar rreth 600 pajisje kompjuterike, laptopë, usb, si dhe portofolio kriptovalutash në vlerën prej rreth 15 mijë dollarë dhe 90 mijë euro para të gatshme.

Ky grup përdori dhjetëra qendra Call Center dhe qindra platforma kompjuterike për të kryer mashtrimet online duke vjedhur të ardhurat përmes kriptovalutave.

Të dyshuarit paraqiteshin si ndërmjetës për të ndihmuar investitorët që të fitonin shuma të mëdha parash me investime të vogla. Në fakt ata i mashtruan investitorët dhe arritën të krijonin disa Call Center.

Duke vepruar në këtë mënyrë, mashtrimi vetëm sa thellohej, pasi investitorët besuan dhe u inkurajuan të shtonin investimet e tyre në platformat që kontrolloheshin nga ky grup, dhe kjo solli miliona euro humbje për ta.

Dëmi i shkaktuar, sipas SPAK, llogaritet 50 milionë euro çdo tre muaj.

Për këtë operacion, hetimet në Shqipëri kishin nisur në fillim të vitit 2020.

Për kryerjen e operacionit, i cili ishte i koduar si “Frida-Refox”, EUROJUST (Agjencia e Bashkimit Evropian për Bashkëpunim në Drejtësinë Penale) ngriti një qendër të posaçme koordinimi për bashkëpunim të shpejtë të autoriteteve që ishin pjesë e këtij operacioni. /REL

ShareTweet

Postime të ngjashme

Tre të vdekur pas shpërthimit të dyshuar të hantavirusit në një anije turistike

Tre të vdekur pas shpërthimit të dyshuar të hantavirusit në një anije turistike

Kuvendi i Shqipërisë mban një minutë heshtje për tragjedinë e Durrësit

Kuvendi i Shqipërisë mban një minutë heshtje për tragjedinë e Durrësit

Emiratet e Bashkuara Arabe thonë se një cisternë e tyre u godit në Ngushticën e Hormuzit

Emiratet e Bashkuara Arabe thonë se një cisternë e tyre u godit në Ngushticën e Hormuzit

Shefi i Nato-s e përshkruan Trumpin si një figurë ‘babai’ mes tensioneve Iran-Izrael

Rutte: Evropa “e kuptoi mesazhin” pas vendimit të Trumpit për tërheqjen e trupave nga Gjermania

Tre të vdekur pas shpërthimit të dyshuar të hantavirusit në një anije turistike

Tre të vdekur pas shpërthimit të dyshuar të hantavirusit në një anije turistike

Kuvendi i Shqipërisë mban një minutë heshtje për tragjedinë e Durrësit

Kuvendi i Shqipërisë mban një minutë heshtje për tragjedinë e Durrësit

Emiratet e Bashkuara Arabe thonë se një cisternë e tyre u godit në Ngushticën e Hormuzit

Emiratet e Bashkuara Arabe thonë se një cisternë e tyre u godit në Ngushticën e Hormuzit

“Ditari”- 04.05.2026

“Ditari”- 04.05.2026

Haxhiu nënshkruan dekretin për hapjen e Misionit Konsullor në Teksas

Haxhiu nënshkruan dekretin për hapjen e Misionit Konsullor në Teksas

MINTI gjobit me 90 mijë euro KEDS-in për parregullsitë me njehsorët elektrikë

MINTI gjobit me 90 mijë euro KEDS-in për parregullsitë me njehsorët elektrikë

BQK dhe Dhoma e Tregtisë diskutojnë sfidat e bizneseve dhe reformat financiare

BQK dhe Dhoma e Tregtisë diskutojnë sfidat e bizneseve dhe reformat financiare

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën