TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

IKD: Disa nga masat për parandalimin e dhunës dëmtojnë interesat e viktimave

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
IKD: Inkorporimi i ANJF në Ministrinë e Drejtësisë paraqet shkelje të Kushtetutës

Sipas IKD-së, përkundër qëllimit tejet legjitim për të luftuar këto dukuri serioze kriminale, është gjetur se Ministria e Drejtësisë dhe Qeveria nuk kanë ndjekur rrugën adekuate për ta bërë këtë.

“Kjo pasi IKD gjen se të dy këto Projektligje shoqërohen me shkelje të Kushtetutës, Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Jurisprudencës së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Po ashtu, IKD gjen se këto Projektligje janë në kundërshtim me disa prej parimeve bazë të drejtësisë penale. Në disa raste, IKD ka gjetur se këto dispozita janë në kundërshtim edhe me interesat e viktimave, të cilat interesa synohet të avancohen përmes këtyre Projektligjeve. Përcaktimi i Projektligjit të Procedurës Penale se në të gjitha rastet e dhunimit dhe dhunës në familje duhet të caktohet paraburgimi nga gjykata është në kundërshtim me Kushtetutën, Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Jurisprudencën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Kjo krijon potencial të lartë të keqpërdorimit përmes raportimeve të pa vërteta, madje edhe ndaj grave, mbrojtja e të cilave synohet përmes këtyre Projektligjeve”, thuhet në njoftim.

IKD-ja bën të ditur se projektligjet kanë përcaktuar se në rastet e dhunimit dhe dhunës në familje aplikohen dënime plotësuese të cilat nuk janë në harmoni me synimet e dënimeve plotësuese.

“Përmes dënimeve plotësuese si ndalimi i blerjes në ankande, aplikimit si investitor strategjik, punësimit në sektorin publik dhe drejtimit të automjetit, Projektligjet kanë ndjekur një qasje represive ndaj të dënuarve për këto raste, e cila qasje nuk njihet në të drejtën penale bashkëkohore. Kjo qasje represive është në kundërshtim me qëllimet e dënimit. Përmes këtyre dënimeve, rritet potenciali për recidivizëm, potencial ky i kundërt me qëllimet e dënimit. IKD gjen se publikimi i aktgjykimeve në rastet e dhunës në familje krijon kundër efekt për viktimat e dhunës në familje. Veçanërisht në një shoqëri të vogël si Kosova, viktimat e dhunës në familje dhe fëmijët lehtësisht mund të identifikohen”, bëhet e ditur në njoftim.

Tutje, në komunikatë theksohet se shkelja e konfidencialitetit në këtë rast shkon në kundërshtim me interesat e viktimave të dhunës në familje.

Sa i përket dhunës ndaj grave në jetën publike, IKD ka gjetur se kjo dispozitë është në kundërshtim me barazinë para ligjit, për shkak se gjinia e viktimës konsiderohet element i veprës penale.

“Ky inkriminim mund të krijojë probleme në ushtrimin e të drejtës për të protestuar në raste të caktuara me interes publik, përderisa nuk është e përcaktuar se çfarë nënkuptohet me “dhunë fizike, psikologjike, seksuale, ekonomike”. Duhet theksuar faktin se inkriminimi i kësaj vepre penale nuk është çështje e njohur në vendet evropiane. Ky lloj inkriminimi, gjenezën e ka në shtetet e Amerikës Latine, ku Bolivia ka qenë shteti i parë që në vitin 2012 e ka inkriminuar këtë vepër penale. Edhe konteksti i këtyre shteteve, është i ndryshëm nga rasti i Kosovës dhe kështu nuk legjitimohet ky lloj inkriminimi”, është theksuar në komunikatë. /Teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haxhiu nënshkruan dekretin për hapjen e Misionit Konsullor në Teksas

Haxhiu nënshkruan dekretin për hapjen e Misionit Konsullor në Teksas

MINTI gjobit me 90 mijë euro KEDS-in për parregullsitë me njehsorët elektrikë

MINTI gjobit me 90 mijë euro KEDS-in për parregullsitë me njehsorët elektrikë

BQK dhe Dhoma e Tregtisë diskutojnë sfidat e bizneseve dhe reformat financiare

BQK dhe Dhoma e Tregtisë diskutojnë sfidat e bizneseve dhe reformat financiare

Kurti takon kryeministrin e Finlandës, ZKM: Falënderim për mbështetjen dhe përkrahjen e fuqishme për anëtarësim në KiE

Kurti takon kryeministrin e Finlandës, ZKM: Falënderim për mbështetjen dhe përkrahjen e fuqishme për anëtarësim në KiE

Tre të vdekur pas shpërthimit të dyshuar të hantavirusit në një anije turistike

Tre të vdekur pas shpërthimit të dyshuar të hantavirusit në një anije turistike

Kuvendi i Shqipërisë mban një minutë heshtje për tragjedinë e Durrësit

Kuvendi i Shqipërisë mban një minutë heshtje për tragjedinë e Durrësit

Emiratet e Bashkuara Arabe thonë se një cisternë e tyre u godit në Ngushticën e Hormuzit

Emiratet e Bashkuara Arabe thonë se një cisternë e tyre u godit në Ngushticën e Hormuzit

“Ditari”- 04.05.2026

“Ditari”- 04.05.2026

Haxhiu nënshkruan dekretin për hapjen e Misionit Konsullor në Teksas

Haxhiu nënshkruan dekretin për hapjen e Misionit Konsullor në Teksas

MINTI gjobit me 90 mijë euro KEDS-in për parregullsitë me njehsorët elektrikë

MINTI gjobit me 90 mijë euro KEDS-in për parregullsitë me njehsorët elektrikë

BQK dhe Dhoma e Tregtisë diskutojnë sfidat e bizneseve dhe reformat financiare

BQK dhe Dhoma e Tregtisë diskutojnë sfidat e bizneseve dhe reformat financiare

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën