TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Ndryshimet në Twitter nxisin shqetësime për keqinformim mbi zgjedhjet amerikane

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Pas Facebook-ut, Rusia kufizon qasjen në Twitter

Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Tina Trinh, i hedh një vështrim platformës Twitter dhe si do të jetë ajo nën drejtimin e Elon Musk-ut.

Pronari i ri i “Twitterit”, Elon Musk shkroi të hënën për t’u thënë 114 milionë ndjekësve të tij në këtë rrjet social, të votojnë për republikanët në zgjedhjet e sotme.

Ai ka bërë thirrje të ngjajshme edhe më parë.

Tani, si drejtues i Twitter-it, ai përballet me një pyetje thelbësore: A do të jetë “Twitter-i” një burim lajmesh të besueshme zgjedhore, apo do të lejohet përhapja e dezinformatave rreth procesit?

Katie Harbath, ish-drejtoreshë e politikave publike në “Facebook”, thotë se mund të jetë më e vështirë për “Twitterin” të kontrollojë përmbajtjen zgjedhore, pasi zoti Musk largoi nga puna gjysmën e fuqisë punëtore javën e kaluar.

“Unë thjesht shqetësohem që njerëzit do t’i besojnë ato që shkruhen aty, sepse ata nuk do të arrijnë t’i fshijnë aq shpejt sa duhet”, thotë zonja Harbath.

“Twitter” prej kohësh ka qenë vendi ku janë dhënë informacione të përditësuara nga burime të besueshme lajmesh, por aty janë lejuar gjithashtu profile të rreme dhe anonime të mbushura me gënjeshtra dhe gjuhë urrejtjeje.

“Shqetësimi tani është se kjo platformë është e mbushur me informacione të pabesueshme. Por, gjendja mund të përkeqësohet duke ju dhënë ekstremistëve besueshmëri”, thotë Michael Edison nga Qendra Ligjore “Southern Poverty”.

Pas marrjes së pronësisë, zoti Musk duke përdorur simbolin e rrjetit social, shkroi, ‘zogu u lirua’. Para se ta blente “Twitterin”, ai kishte bërë kritika se kompania ishte shumë e ashpër në kontrollimin e përmbajtjes. Ai kishte kritikuar edhe pezullimin e përhershëm të llogarisë së ish-presidentit Donald Trump, pas ngjarjeve të 6 janarit në Kapitolin e SHBA-së.

Elon Musk thotë tani e tutje, “ekipi që kontrollon publikimet i përbërë nga njerëz me qëndrime të ndryshme” do të marrë vendimet kryesore për përmbajtjen dhe ri-aktivizimin e profileve të pezulluara.

Disa përdorues e kanë përshëndetur ndryshimin e pronësisë duke thënë se platforma po kthehet në origjinën e saj si vend i lirisë së fjalës.

Në anën tjetër, paqartësia rreth kahjes që do marrë “Twitter” ka bërë që disa kompani të mëdha të ndalojnë përkohësisht reklamat në këtë rrjet social. Zoti Musk thotë se ky është rezultat i presionit të padrejtë.

“Unë sinqerisht mendoj se ky është sulm ndaj të drejtës kushtetuese mbi lirinë e fjalës. Nëse aktivistët mund të bëjnë presion ndaj reklamuesve, nga të cilët varet shumë “Twitteri”, për të shtypur lirinë e fjalës, atëherë kjo nuk duket e drejtë”, tha pronari i ri i “Twitterit”, Elon Musk.

Ekspertja ligjore, Faiza Patel thotë se kthimi i një rrjeti social në kompani fitimprurëse nënkupton vendosjen e rregullave.

“Elon Musk nuk e ka blerë “Twitterin” për ta përdorur pa ndonjë qëllim. Nëse ai dëshiron të fitojë para nga “Twitter”, ai duhet të mbajë reklamat. Për ta bërë këtë, ai duhet të sigurohet që rregullat e kontrollimit të përmbajtjes të jenë të arsyeshme dhe të zbatohen”, thotë zonja Patel nga Qendra “Brennan” për Drejtësi.

Rregullat momentalisht po ndryshojnë orë e çast./tch

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sa miliardë njerëz përdorin të paktën një herë në ditë Facebook, Instagram ose WhatsApp? – tregon Zuckerberg

Sa miliardë njerëz përdorin të paktën një herë në ditë Facebook, Instagram ose WhatsApp? – tregon Zuckerberg

UpScrolled bëhet aplikacioni më i shkarkuar në SHBA mes akuzave për censurë në TikTok

UpScrolled bëhet aplikacioni më i shkarkuar në SHBA mes akuzave për censurë në TikTok

Franca voton pro ndalimit të përdorimit të rrjeteve sociale nga personat nën 15 vjeç!

Franca voton pro ndalimit të përdorimit të rrjeteve sociale nga personat nën 15 vjeç!

Ja 5 veturat më të shitura në Kosovë gjatë vitit 2025

Ja 5 veturat më të shitura në Kosovë gjatë vitit 2025

Tentim vjedhje në Kaçanik – arrestohen pesë persona, dy nga ta shtetas të Serbisë

Tentim vjedhje në Kaçanik – arrestohen pesë persona, dy nga ta shtetas të Serbisë

16 persona të vdekur nga dy aksidente të rënda rrugore në jug të Turqisë

16 persona të vdekur nga dy aksidente të rënda rrugore në jug të Turqisë

Droni rus godet një autobus në Ukrainë, vdesin 12 persona

Droni rus godet një autobus në Ukrainë, vdesin 12 persona

Dëshmi të reja për abuzim të punëtorëve në fabrikën kineze në Serbi

Dëshmi të reja për abuzim të punëtorëve në fabrikën kineze në Serbi

Mbappe “heroi” i Realit, i jep fitoren në frymën e fundit

Mbappe “heroi” i Realit, i jep fitoren në frymën e fundit

Vdes në QKUK i plagosuri me armë zjarri ditë më parë në Viti

I plagosuri me armë zjarri në Mitrovicë të Jugut dërgohet në QKUK

Gjashtë të arrestuar për “fajde” në Prizren dhe Suharekë

Plagoset me armë zjarri një person në Mitrovicë, arrestohet i dyshuari

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën