TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Berisha Qeverisë: Po rrëshqitni drejt tradhtisë ndaj vendit

by Besarta Mehmeti
3 vjet ago
0
A A

Hisen Berisha PDK

Berisha në foltoren e Kuvendit, ka thënë se nuk pranon të jetë pjesë e një debati, kur sipas tij vendi është i shqetësuar për situatën e fundit në veri, raporton Teve1.info

Ai shton se ka paralajmëruar se të gjitha aktivitetet në veri, kanë prapavijë brenda dhe siç thotë ai, po bëhet realitet.

“Që prej se keni hyrë në politikë edhe unë që kam hyrë në politikë, kam paralajmëruar se ju do të jeni ata që keni me na sjell në situatë me e bë jo vetëm asociacionin por edhe shumë do veprime tjera që kanë me falimentu politikisht këtë shtet. Kam paralajmëruar edhe se gjitha këto aktivitete në veri, e kanë një prapavijë brenda, dhe ajo që kam paralajmëruar po bëhet realitet”, ka deklaruar Berisha.

Po ashtu, Berisha thotë se Qeveria po rrëshqet drejt një diçkaje tjetër e që sipas tij është tradhtia ndaj vendit.

“Që nga marrëveshja bazë Rambuje e Vjenë, e të gjitha atyre teknike e deri te këto politike të mbështetura nga faktori ndërkombëtar, tendenca për riformatim më ka fillu me bo me dyshu se ju po rrëshqitni drejt një diçkaje tjetër, e ajo do të jetë tradhtia ndaj vendit tonë”, theksoi ai, teksa kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca iu drejtua duke i thënë se nuk është në temë.

Berisha ia ktheu duke i thënë se është në temë dhe seanca e thirrur për energjinë po fyen intelegjencën e deputetëve dhe popullit të vendit.

“Kryetar, jam në temë dhe mos të iu brengos ky fjalor se në këtë foltore kam dëgjuar fjalor edhe më të rrezikshëm dhe fyes. Nëse doni zë kam më shumë se ju. Do burra që kanë pas vizion me bë Kosovën dhe kanë qenë arkitekt, do burra që kanë vesh uniformën dhe armët e kanë luftuar me bë këtë shtet sot, e ju sot keni thirr një seancë për energjinë dhe po fyeni inteligjencën e gjithë deputetëve dhe popullit të Kosovës”, shtoi ai.

Ai thekson se nuk do të jetë pjesë e seancës, teksa i drejtohet Konjufcës “kryetar hiqma mëditjen lirisht”.

“Nga mbrëmë kur e kam dëgjuar edhe kryeministrin që projekti franko-gjerman është i mirë për Kosovën, jam i bindur se kryeministri po rrëshqet pikërisht aty ku e kam paralajmëruar. Unë nuk pranoj të jem pjesë e një debati të tillë kur vendi është i shqetësuar për atë, se apo dëmtohet integriteti i shtetit dhe apo qohet Kosova drejtë një tradhtie. Shumë shpejt po presë ta bëjë edhe një hap dhe ta merrni emrin e merituar, por mos harroni se ai emër ka edhe çmim tradicional dhe unë kryetar nuk do të jem pjesë e kësaj seance. Hiqma mëditjen lirisht”, përfundoi Berisha. /Teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Rriten ankesat për qasje në dokumente publike në Kosovë, u gjobitën institucionet

​Rriten ankesat për qasje në dokumente publike në Kosovë, u gjobitën institucionet

Prishtina përfshihet në projekt-buxhetin 2026, Rama: Hap i rëndësishëm për stabilitet

Rama: Po e rikthejmë teleferikun e Gërmisë

Haziri e quan të “degraduar” Qeverinë Kurti

Haziri: Prilli vendimtar për presidentin, Kosova duhet të mbetet në kursin euroatlantik

Zjarri përfshin fabrikën e stiroporit në Prizren, dëmi mbi 400 mijë euro

373 ushtarë amerikanë të plagosur në operacionin në Iran, thotë raporti

Fermerët në Shqipëri protestojnë pas heqjes së subvencionit të naftës

Fermerët në Shqipëri protestojnë pas heqjes së subvencionit të naftës

Prishtina zyrtarizon largimin e amerikanit Burns

Prishtina zyrtarizon largimin e amerikanit Burns

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën