Siç është bërë e ditur, Kurti ka ftuar në takim Memli Krasniqin, Lumir Abdixhikun dhe Ramush Haradinajn për të diskutuar lidhur me zhvillimet e fundit në veri, përcjell teve1.info
Ftesën e Kurtit për takim e kanë pranuar të tre krerët e opozitës.
Ky takim vjen pas situatës së krijuar në veri të vendit, ku përfaqësuesit serb janë larguar nga institucionet e Kosovës. Krejt kjo erdhi pas vendimit të autoriteteve të Kosovës për suspendimin e drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenaq Gjuriq, i cili ka refuzuar që të zbatojë vendimin e Qeverisë për riregjistimin e veturave në RKS. /Teve1.info/