Ai një konferencë për media tha se indikacionet janë për një interesim të Rusisë për eskalim të situatës në veri.
Më tej, ai u shpreh i bindur se institucionet e Kosovës në bashkëpunim me miqtë ndërkombëtarë do të parandalojnë çfarëdo ndikimi negativ në veri.
“Po e përcjellim situatën, jemi jashtëzakonisht aktivë në mbledhjen e informatave, edhe të kësaj natyre, ka edhe deklarime edhe indikacionet se mund të ketë elemente të Rusisë, që janë të interesuara që të shkaktojnë trazira e eskalim të situatës atje. Jam i bindur që institucionet e Kosovës në koordinim me partnerët ndërkombëtarë do të jenë të suksesshëm në parandalimin, neutralizimin e çfarëdo ndikimi negativ, të kujtdoqoftë në raport me sigurinë atje”, tha Sveçla.