TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kurti: Neni 10 problemi i vetëm i propozimit evropian, do të bëj përpjekje maksimale t’i reduktoj gabimet e qeverive të kaluara

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Kurti: Neni 10 problemi i vetëm i propozimit evropian, do të bëj përpjekje maksimale t’i reduktoj gabimet e qeverive të kaluara

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se në takimin e Brukselit, në agjendë kishte dy pika.

“Formalizimin e pranimit të marrëveshjes bazë dhe e dyta fillimin e diskutimit të planit të zbatimit të kësaj marrëveshjeje. Shpeshherë ka një keëkuptim, BE e ka propozuar vetëm marrëveshjen, plani i zbatimit duhet të negociohet”, ka thënë Kurti.

Ai shtoi se marrëveshja u refuzua kategorikisht nga Vuçiqi çka sipas tij do të thotë se Serbia nuk pajtohet me përmbajtjen.

“Unë në takimin trilateral i ofrova nënshkrimin për marrëveshjen bazike, që do të duhej ta nënshkruanin edhe Borrelli edhe Vuçiqi. Ajo u refuzua menjëherë, në mënyrë kategorike presidenti i Serbisë.  Qëndrimi i Borrellit është që ky dokument nuk do të ndryshohet me dhe ai tanimë është publikuar. Kjo nuk nënkupton që palët e kanë pranuar zyrtarisht marrëveshjen. Ajo bëhet përmes nënshkrimit të marrëveshjes. Refuzimi i Serbisë nënkupton që ata nuk pajtohen me përmbajtjen”, deklaroi Kurti.

“Marrëveshja bazohet në parimin e barazisë së sovranit, heqjen dorë nga pengesat për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, misione diplomatike në nivel ambasadorësh. Mundëson një projekt paqeje që e shndërron në obligim ligjor arritjen e një marrëveshjeje finale”.

Kurti në Kuvend tha se problem i vetëm i këtij propozimi është neni 10 ndërsa ka shtuar se do të bëjë përpjekje maksimale t’i reduktojë gabimet e qeverive të kaluara dhe t’i zbatojë marrëveshjet për të cilat ka autorizim kushtetues.

“Ka edhe shumë keqkuptime dhe informacione të pavaërteta. Premisa ime bazë si kryeministër shtë që nuk do të lejoj të negocioj asgjë që nuk është në përputhje me Kushtetutën apo diçka që synon territorializimin, monoetnicitetin apo krijimin e urave për ndërhyrje të Serbisë në punët e brendshme të Kosvoës. Asnjë nga kjo asnjëherë. Gabimet e qeverive të kaluara nuk do të përsëriten asnjëherë. Do të bëj përpjekje maksimale që gabime politike e historike të qeverive të kaluara ato t’i eliminoj apo t’i reduktoj substancialisht të mos jenë pengesë për karakterin demokratik e unitar të Republikës sonë”.

“I vetmi nen ku ka problem është ajo që lidhet me obligimet e trashëguara e që ka një konsensu ndërkombëtar që ajo duhet zbatuar. Ajo është neni 10 që përmban normën që të gjitha marrëveshjet e Brukselit duhet zbatuar. Këtë duhet ta kuptoni si detyrim ndaj tërësisë e jo si diçka të veçantë ndaj një elementi të një marrëveshje, pra e kam fjalën për atë të 2013. Marrëveshja bazë nuk i veçon elementet. Unë e kam pranuar që ekziston një thes me marrëveshje dhe për t’i zbatuar duhet të sigurohemi që do ta zbatohen sipas rrjedhës së tyre kohore dhe vetëm për ato që ka autorizim kushtetues në Republikën tonë për t’i zbatuar. Prandaj lexojeni fjalinë deri në fund sepse nuk thotë që vetëm duhet të zbatohen”.

“Nëse më pyesni a duhen zbatuar ato që i tërë komuniteti ndërkombëtar pret që duhet zbatuar, përgjigja ime është po por vetëm nëse zbatohen të gjitha në përputhje me ligjet, duke respektuar drejtësinë dhe barazinë. Nuk lejoj veçime apo fokusime në një”, shtoi Kurti

ShareTweet

Postime të ngjashme

Muja: Në Kosovë importohet energji elektrike nga Serbia më pak se 1%

Muja: Në Kosovë importohet energji elektrike nga Serbia më pak se 1%

Japonia mbështet pastrimin e zonave të minuara në Kosovë

Japonia mbështet pastrimin e zonave të minuara në Kosovë

Rrustemi: Qëndrimi ndaj Listës Serbe interes shtetëror, jo shkurtpamësi

Rrustemi: Qëndrimi ndaj Listës Serbe interes shtetëror, jo shkurtpamësi

Rrustemi: Opozita synon qeveri të pakicës me Listën Serbe nëse s’fiton Vetëvendosja

Rrustemi: Opozita synon qeveri të pakicës me Listën Serbe nëse s’fiton Vetëvendosja

Dhunë në Fushë Krujë, lojtarët e Ilirisë sulmojnë rivalët e Skënderbeut dhe trajnerin Gjoka

Zërat ndërkombëtar të artit dhe kulturës bashkohen për të kërkuar lirimin e liderit popullor palestinez

Zërat ndërkombëtar të artit dhe kulturës bashkohen për të kërkuar lirimin e liderit popullor palestinez

Rrustemi: Qëndrimi ndaj Listës Serbe interes shtetëror, jo shkurtpamësi

Rrustemi: Qëndrimi ndaj Listës Serbe interes shtetëror, jo shkurtpamësi

Rrustemi: Opozita synon qeveri të pakicës me Listën Serbe nëse s’fiton Vetëvendosja

Rrustemi: Opozita synon qeveri të pakicës me Listën Serbe nëse s’fiton Vetëvendosja

Mitrovicë e Veriut – Bizneset nën shënjestër të Listës serbe për shkak të mendimit politik

Mitrovicë e Veriut – Bizneset nën shënjestër të Listës serbe për shkak të mendimit politik

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën