TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

81 vjetori i lindjes – Kujtohet vepra dhe jeta e ish-presidentit Rugova

Në 81 vjetorin e lindjes është kujtuar jeta dhe vepra e ish presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugova.

by Jona Kelmendi
3 muaj ago
0 0
A A

Autori: Jona Kelmendi

Mbetet një nga figurat më të dashura dhe më të respektuara të Kosovës.

Ibrahim Rugova ka lënë gjurmë të thella në historinë e vendit dhe ndikimi i tij ndjehet edhe jashtë kufijve të Kosovës.

Ish presidenti i parë i Kosovës,  konsiderohet si arkitekt i shtetit më të ri në Evropë.

Ai ishte një politikan, studiues dhe shkrimtar shqiptar.

Virtytet e tij të larta prej një burrështetasi që punoi për paqe, liri dhe demokraci u kujtuan edhe në 81 vjetorin e lindjes së tij.

Për rolin dhe figurën e tij, kanë folur edhe bashkëpunëtorët e afërt të Rugovës.

Njëri prej tyre është Muhamet Hamiti, anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, i cili e vlerësoi lartë figurën e Rugovës.

“Ka qenë njeri i dijshëm, vizionar tolerant ka bashkëpunuar me të gjithë, ai ka qenë figura më e madhe politike e Kosovës e këtij shekulli, shtetasi i parë i Kosovës e ka punuar me të tjerët dhe ka ditë të punojë edhe me ata që s’pajtohen me të e sot kjo kulturë mungon. Rugova duhet të vlerësohet e të çmohet prej njerëzve që e njohin këtë histori, shohin përparimet që ka bërë Kosova, miqtë që ka krijuar në botë e sot jemi shtet i pavarur dhe sovran dhe kudo në botë edhe sot Rugova edhe Kosova e pavarur janë një binom i pandashëm”, ka thënë Hamiti.

Hamiti shtoi se trashëgimia e Rugovës është në themelet e shtetit të Kosovës.

“Trashëgimia e tij është ne themelet e shtetit të Kosovës, Ibrahim Rugova është njeriu që i ka pri Lëvizjes për liri e pavarësi e demokraci të Kosovës, lëvizje e viteve të 90-ta e cila qoj në çlirimin e Kosovës natyrisht pas një lufte me mjete politike edhe ushtarake të shqiptarëve. Trashëgimia e tij është në themele dhe duhet të jetë në themele të këtij shteti sepse me Rugovën ne e kemi bërë shtetin”, është shprehur tutje Hamiti.

Rugova sot është kujtuar edhe nga udhëheqësit e institucioneve të vendit.

Presidentja Vjosa Osmani ka nderuar figurën e tij, duke e cilësuar si një simbol të paqes dhe të frymës institucionale.

E gjithashtu edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar kontributin e Rugovës, duke theksuar rolin e tij në shtetformimin e Kosovës.

Rugova u zgjodh, më 23 dhjetor 1989, nga themelimi kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, partisë së parë politike në Kosovë që sfidoi drejtpërdrejt regjimin komunist në fuqi.

Ai ishte në krye të kësaj partie deri më 21 janar 2006 kur edhe ndërroi jetë në moshën 61 vjeçare

Ibrahim Rugova u zgjodh President i Kosovës në mars të vitit 2002 dhe u rizgjodh edhe më 2004.

Rugova vdiq më 21 janar 2006 në Prishtinë dhe u varros në Bregun e Diellit me nderimet më të mëdha të popullit të Kosovës.

Në përvjetorin e vdekjes së Ibrahim Rugovës, më 21 janar 2007, Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, dekoroi Presidentin historik të Kosovës me Urdhrin “Hero i Kosovës”, titulli më i lartë në vend që u jepet figurave historike shqiptare dhe të Kosovës që kanë bërë “vepra trimërie për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arifi: Ka pasur lobim kundër Osmanit, Kurti mund të shkojë drejt zgjedhjeve i do 80%

Arifi: Ka pasur lobim kundër Osmanit, Kurti mund të shkojë drejt zgjedhjeve i do 80%

Arifi: Kurti e propozon Osmanin vetëm nëse e di që dështon

Arifi: Kurti e propozon Osmanin vetëm nëse e di që dështon

Rubio: Qëllimi i ShBA-së është shkatërrimi i raketave balistike iraniane

Rubio: Qëllimi i ShBA-së është shkatërrimi i raketave balistike iraniane

Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael: 13 shqiptarë kanë kërkuar ndihmë për t’u larguar nga vendi

Reali befasohet nga Getafe në “Santiago Bernabeu”

Reali befasohet nga Getafe në “Santiago Bernabeu”

“Info Nata”- 02.03.2026

“Info Nata”- 02.03.2026

Mbappe jashtë fushe për kohë të pacaktuar

Mbappe jashtë fushe për kohë të pacaktuar

McKennie mbetet te Juventusi deri më 2030

McKennie mbetet te Juventusi deri më 2030

Rubio: Qëllimi i ShBA-së është shkatërrimi i raketave balistike iraniane

Rubio: Qëllimi i ShBA-së është shkatërrimi i raketave balistike iraniane

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën