TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​80 vjet nga Lidhja e Dytë e Prizrenit

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
​80 vjet nga Lidhja e Dytë e Prizrenit

Sot janë bërë 80 vjet që nga mbledhja e Kuvendit në Prizren, i cili zgjati deri më 20 shtator dhe ku ishte vendosur për formimin e Lidhjes së Dytë të Prizrenit, organizatë politike kombëtare, e cila do të angazhohej për bashkimin dhe mbrojtjen e trojeve etnike.

Në të morën pjesë 45 delegatë të zgjedhur nga Kosova dhe trevat e tjera shqiptare. Kongresin e udhëhoqi Komiteti Ekzekutiv, me në krye Musa Shehu, i shoqëruar prej Asllan Boletini, Shefqet Shkupi, Qazim Bllaca, Tahir Zajmi, Pjetër Vuçaj, Sheh Hasnai, Qemajl Balila, Hivzi Meraku, Luk Simoni, Haxhi Fahrija, dhe Sokol Dobroshi.

Kryetari i Këshillit Ekzekutiv, Musa Shehu, paraqiti rendin e ditës për t’u zgjedhë Paria e Kongresit që përbërë prej Kryetarit, dy nënkryetarëve dhe një sekretari.

Me votim të fshehtë Musa Shehu zgjidhet kryetar i kongresit, Aqif Blyta nënkryetar, Raxhep Krasniqi nënkryetar. Ndërsa sekretar i Kongresit u emërua Bedri Gjinaj.

Kuvendi vendosi formimin e Lidhjes së Dytë të Prizrenit, organizatë politike kombëtare, e cila do të angazhohej për bashkimin dhe mbrojtjen e trojeve etnike. Kuvendi zgjodhi Komitetin Qendror të Lidhjes, të përbërë nga 7 veta. Kryetar i Lidhjes u zgjodh Rexhep Mitrovica, veprimtar i njohur i çështjes kombëtare.

Në Kuvendin e Dytë, që u mbajt më 17-21 janar 1944, u bënë ndryshime në kreun e Lidhjes. Kryetar i Komitetit Qendror u zgjodh Bedri Pejanin, pas Rexhep Mitrovica ishte emëruar kryeministër i qeverisë që gjermanët ngritën në Tiranë. Kuvendi miratoi edhe statutin e Lidhjes, i cili u dekretua nga Këshilli i Naltë më 14 mars 1944.

Lidhja do të kishte dhe organin e vet “Lidhja e Prizrenit”, në faqet e të cilit propagandohej ideja e krijimit të Shqipërisë etnike dhe denoncoheshin krimet e kryera nga serbët ndaj shqiptarëve të Kosovës. Lidhja e Dytë e Prizrenit ishte një organizim i krerëve nacionalistë kosovarë, me në krye Bedri Pejanin i inkurajuar në periudhën kur Rexhep Mitrovica qe kryeministër

Ndryshe nga Lëvizja Nacionalçlirimtare dhe disa grupime nga radhët e nacionalistëve, që qenë angazhuar në luftë kundër pushtuesve nazifashistë, forcat kryesore nacionaliste hezitonin që të bënin të njëjtën gjë, t’u bashkoheshin atyre, pasi mendonin se një luftë që udhëhiqej nga komunistët do të përfundonte me rivendosjen e pushtetit jugosllav në krahinë.

Përfaqësuesit më në zë të rretheve nacionaliste i konsideronin pushtuesin italian e më pas atë gjerman si të keqen më të vogël në krahasim me sundimin serb e jugosllav, që pritej të rivendosej pas tërheqjes së tyre.

Pikërisht për këtë arsye, pas kapitullimit të Italisë, ata përpunuan idenë e thirrjes së një kuvendi kombëtar, i cili duhej të hidhte bazat e krijimit të një organizate politike, që do të mbronte trojet etnike nga rreziku i ripushtimit të Kosovës nga forcat jugosllave, pas largimit të trupave gjermane./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sveçla thotë se Policia është në pritje të planit të KQZ-së për zgjedhjet në veri

Sveçla: Institucionet po dëshmojnë përkushtim dhe profesionalizëm në luftimin e çdo veprimtarie kriminale

Gashi: Raporti i Progresit nuk konstaton rënie të nivelit të përgatitjes së Kosovës në asnjë fushë

Gashi: Raporti i Progresit nuk konstaton rënie të nivelit të përgatitjes së Kosovës në asnjë fushë

Të akuzuarit për sulmin në “Iber Lepenc” deklarohen sërish të pafajshëm

Të akuzuarit për sulmin në “Iber Lepenc” deklarohen sërish të pafajshëm

Lushaku-Sadriu: Qeveria të raportojë çdo tre muaj në Kuvend për përmbushjen e kritereve të Raportit të Progresit

Lushaku-Sadriu: Qeveria të raportojë çdo tre muaj në Kuvend për përmbushjen e kritereve të Raportit të Progresit

G7 diskuton financimin e Ukrainës dhe garantimin e mbështetjes për vitet e ardhshme

G7 diskuton financimin e Ukrainës dhe garantimin e mbështetjes për vitet e ardhshme

Rusia dhe Ukraina arrijnë marrëveshje për shkëmbimin masiv të të burgosurve

Rusia dhe Ukraina arrijnë marrëveshje për shkëmbimin masiv të të burgosurve

Sveçla thotë se Policia është në pritje të planit të KQZ-së për zgjedhjet në veri

Sveçla: Institucionet po dëshmojnë përkushtim dhe profesionalizëm në luftimin e çdo veprimtarie kriminale

Gashi: Raporti i Progresit nuk konstaton rënie të nivelit të përgatitjes së Kosovës në asnjë fushë

Gashi: Raporti i Progresit nuk konstaton rënie të nivelit të përgatitjes së Kosovës në asnjë fushë

Evakuohen rreth 300 shkolla italiane për shkak të kërcënimeve me bomba

Evakuohen rreth 300 shkolla italiane për shkak të kërcënimeve me bomba

Të akuzuarit për sulmin në “Iber Lepenc” deklarohen sërish të pafajshëm

Të akuzuarit për sulmin në “Iber Lepenc” deklarohen sërish të pafajshëm

Lushaku-Sadriu: Qeveria të raportojë çdo tre muaj në Kuvend për përmbushjen e kritereve të Raportit të Progresit

Lushaku-Sadriu: Qeveria të raportojë çdo tre muaj në Kuvend për përmbushjen e kritereve të Raportit të Progresit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën