TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​8 vjet nga rënia e qeverisë LDK-PDK

by Tëvë1
2 vjet ago
1
A A
​8 vjet nga rënia e qeverisë LDK-PDK

Sot janë bërë tetë vjet nga votimi i mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë së Kosovës, të iniciuar nga opozita dhe mbështetur nga Partia Demokratike e Kosovës.

Qëndrimi i Partisë Demokratike të Kosovës ishte vendimtar në rastin e mocionit të opozitës.

PDK i ka dhënë mbështetje mocionit të opozitës për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës. Për mocionin kanë votuar 78 deputetë, kundër ishin 34 dhe 3 deputetë abstenuan. Ky votim ka rezultuar me rënien e Qeverisë së Kosovës, të drejtuar nga Isa Mustafa.

Vota e PDK-së për mocionin ka nënkuptuar edhe vendimin për prishjen e koalicionit me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe kryeministrin Isa Mustafa.

Vendimin e saj, PDK e ka arsyetuar me faktin se qeveria aktuale e ka humbur fuqinë e vendimmarrjes, duke ia atribuuar sidomos dështimit të procedimit për ratifikim në Kuvend të marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Përcaktimin e PDK-së për rrëzimin e qeverisë dhe prishjen e koalicionit, deputetët e LDK-së, gjatë fjalimeve, e kanë cilësuar si skenar të përgatitur më herët në bashkëpunim me opozitën.

Seanca është përshkuar me debate, akuza e polemika ndërmjet deputetëve të PDK-së dhe LDK-së, deri tani, parti partnere në koalicionin qeverisës.

Partitë opozitare e kanë ‘shënuar’ këtë ditë si një fitore ndaj pushtetit.

Pas votimit, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi kishte nxjerrë dekretin për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.

“Pas pranimit të njoftimit zyrtar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekretuar shpërndarjen e legjislaturës së pestë”, thuhej në njoftim.

Mbi bazën e koalicionit ndërmjet PDK-së dhe LDK-së, Qeveria e Kosovës, ishte themeluar më 9 dhjetor të vitit 2014, me 73 vota të deputetëve. Marrëveshja e koalicionit përfshinte edhe Listën Serbe dhe partitë e komuniteteve jo-serbe, shkruan KosovaPress.

Ky koalicion ishte ndërtuar mbi parimet e ndarjes së posteve dhe pushtetit, që nënkuptonte që PDK të merrte nën udhëheqje postin e presidentit dhe kryetarit të Kuvendit, ndërsa LDK postin e kryeministrit.

Përveç pikave programore për zhvillim ekonomik, zbutjen e papunësisë dhe krijimin e mirëqenies për qytetarët, kjo qeveri kishte marrë edhe zotime ndërkombëtare siç ishin: themelimi dhe nisja e punës së Gjykatës Speciale për krime lufte, vazhdimi i dialogut me Serbinë dhe zbatimi i marrëveshjeve, me theks në themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe si dhe ndërkohë, mori edhe zotimin për ratifikimin e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, si kushte për liberalizimin e vizave.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Serbët thërrasin protestë në Rashkë

Mot i ndryshueshëm, por jo i ftohtë gjatë javës

Vdes 81-vjeçari në Prizren pas goditjes nga vetura

Katër persona të lënduar në një aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”

Peja dhe Indio e Kalifornisë nisin procedurat për binjakëzim

Peja dhe Indio e Kalifornisë nisin procedurat për binjakëzim

Pacolli takon drejtorin e ISA-së, diskutohen mundësitë e zhvillimit të energjisë diellore

Pacolli takon drejtorin e ISA-së, diskutohen mundësitë e zhvillimit të energjisë diellore

Formacionet zyrtare Bjellorusia – Shqipëria

Barazim në derbin e Ligës së Parë, Prishtina e Re ndal Lirinë

Barazim në derbin e Ligës së Parë, Prishtina e Re ndal Lirinë

Pacolli takon drejtorin e ISA-së, diskutohen mundësitë e zhvillimit të energjisë diellore

Pacolli takon drejtorin e ISA-së, diskutohen mundësitë e zhvillimit të energjisë diellore

Isni Kilaj niset për në Hagë, të martën shpallet aktgjykimi ndaj tij, Thaçit dhe të tjerëve

Isni Kilaj niset për në Hagë, të martën shpallet aktgjykimi ndaj tij, Thaçit dhe të tjerëve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën