TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

8-vjeçari që u hodh nga ballkoni për t’i shpëtuar vdekjes

Natën e 12 qershorit forcat paramilitare serbe hynë me dhunë në shtëpinë e familjes Balaj. Pasi i plaçkiten ata shtien pa mëshirë mbi gratë dhe fëmiljët. Këtij tmerri arriti t’i shpëtonte Vetoni, atëkohë 8vjecar, që u hodh nga kati i dytë i shtëpisë.

by tëvë1
3 vjet ago
1
A A
8-vjeçari që u hodh nga ballkoni për t’i shpëtuar vdekjes

Gjithçka nisi në natën e 12 qershorit kur paramilitarët serbë, hynë në shtëpinë e Isa Balajt në Pejë.

E dy prej tyre, u ngjitën në katin e dytë.

Në dhomën e pritjes të kësaj shtëpie, po qëndronin 12 anëtarët e familjes Balaj, ku 7 prej tyre ishin fëmijë.

Pasi i nxorën më dhunë dy kryefamiljarët, gratë dhe fëmijët i ulën në këtë formë.

E pas disa minutave drejt tyre pa mëshirë, filluan t’i zbrazin karikatorët.

“Fëmijët i vranë, edhe unë vet i mora 9 plumba. Kunatin e kanë marrë e kanë masakruar. Burri e ka gjetë të varret e Katariqit. Unë me Nitën kemi qenë të plagosura deri në mëngjes, kemi nejt të plagosura”, rrëfen e mbijetuara, Halise Balaj.

Shenjat e plumbave në trup kur u mundua t’i shpëtoi fëmijët i ka ende Halise Balaj.

Por, nga 4 fëmijët, arriti ta shpëtonte vetëm Vetonin.

“Unë qysh kesh ulur këtu, nënën e kam pasur këtu, jam fsheh pas nënës. Prej aty ku jeni ju (dera e sallonit) kanë gjuajtur sa kanë mundur me kallasha. Kur filluan t’i ndërrojnë karikatorët, unë kam shkuar zvarrë dhe dola në ballkon dhe kam kërcyer poshtë”, tregon i mbijetuari, Veton Balaj.

Veton Balaj, atë kohë vetëm 8 vjeçar nuk pranoi të binte përsëri në duart e paramilitarëve serb.

“Kur kam dal në ballkon, i kam parë edhe dy policë serb tek dera poshtë. Kam ardhur këtu ngadalë, kamë kërcyer poshtë dhe kam shkuar të Riza dhe Servete Lozi, kam shkuar pas shtëpisë së tyre”, shtoi ai.

Të dy, nënë e bir, që i shpëtuan kësaj masakre, as pas 24 vjetëve nuk po i shpëtojnë ankthit të saj.

Në mesin e fëmijëve që shpëtuan, ishte edhe Roni 4 vjecar.

Pavarësisht që dihen emrat e paramilitarëve serbë që morën pjesë në këtë krim, asnjë prej tyre deri me tani nuk është përballur me drejtësinë.

Ndërsa familja Balaj në Pejë, edhe pas 24 vjetëve jeton çdo ditë me shenjat se këtu, 8 paramilitarë serbë shtien pa mëshirë në më të dashurit e tyre.

Kronika e realizuar nga gazetari Fidan Zejnullahu

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohet ish-mësuesi nga Prizreni i dyshuar për pedofili

Arrestohen katër shtetas turq, dyshohet se sulmuan një person dhe e mbajtën të mbyllur në veturë

Tentoi të ikte, policia arreston të kërkuarin pas 2 km ndjekjeje në këmbë

Tentim vrasje në Gjakovë, arrestohen tre persona

15 vjet pas vrasjes së Diana Kastratit, ngrihet aktakuzë

Sot seanca për vrasjen e Diana Kastratit

A ndikoi përdorimi i fishekzjarrëve në ndotjen e ajrit në Prishtinë?

Mjegull në mëngjes, vranësira e diell gjatë ditës

Wenger, kandidati i UEFA-s për ta sfiduar Infantinon në garën për president të FIFA-s

Wenger, kandidati i UEFA-s për ta sfiduar Infantinon në garën për president të FIFA-s

15 vjet pas vrasjes së Diana Kastratit, ngrihet aktakuzë

Sot seanca për vrasjen e Diana Kastratit

Në Abu Dhabi sot pritet të nisin negociatat ndërmjet përfaqësuesve amerikanë, rusë dhe ukrainas

Në Abu Dhabi sot pritet të nisin negociatat ndërmjet përfaqësuesve amerikanë, rusë dhe ukrainas

A ndikoi përdorimi i fishekzjarrëve në ndotjen e ajrit në Prishtinë?

Mjegull në mëngjes, vranësira e diell gjatë ditës

Murtezaj: Kosova e meriton avancimin në rrugën drejt integrimit evropian, por krizat politike po e pengojnë

Murtezaj: Kosova e meriton avancimin në rrugën drejt integrimit evropian, por krizat politike po e pengojnë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën