TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

8 Marsi, Konjufca: Sferës publike i duhet gruaja

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Konjufca: Të gjendet një formë e re e Asociacionit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, ka thënë se kjo datë vijon ta zgjojë ndërgjegjen e secilit për të ecur në rrugën drejt barazisë.

Përmes një postimi në Facebook, Konjufca ka shkruar se gruas i duhet sfera publike, por sferës publike i duhet gruaja edhe më shumë.

Po ashtu, kryekuvendari ka shkruar se Qeveria është vazhdimisht e angazhuar për të marrë masa në drejtim të luftimit të pabarazisë gjinore.

“Dita e Gruas, e shënuar më 8 Mars vijon ta zgjojë ndërgjegjen e gjithsecilit për të ecur në rrugën drejt barazisë. Vazhdimisht jemi angazhuar për të marrë masa në drejtim të luftimit të pabarazisë gjinore. Arritjet janë të numërueshme, siç është tepër evidente se edhe më shumë mbetet për t’u bërë. Më shqetësuesja nga të gjitha ngelet dhuna në familje që, pavarësisht masave ligjore dhe institucionale, vazhdon të jetë e lartë. Gruas i duhet sfera publike, por sferës publike i duhet gruaja edhe më shumë, sepse pa gruan ajo nuk mund të jetë e mirëfilltë. E në anën tjetër, domeni socio-ekonomik pa gruan e integruar plotësisht, ngelet vetëm një rend ku menaxhohet dhuna apo shtypja, e përmasave dhe natyrave të ndryshme, herë duke bërë bujë e më shpesh në heshtje”, thuhet në postimin e Konjufcës.

Më tej, Konjufca ka shkruar se duhet të përfitojmë nga rasti që ofron 8 Marsi, për të dëgjuar si thirrje për reflektim dhe angazhim të pandërprerë.

“Në shoqërinë tonë ne kemi edhe figurën e gruas luftëtare, figurë e tejkalimit të paracaktimit, që angazhon aftësitë në shërbim të lirisë së përbashkët. Kjo na nderon, por dhe na shërben si shembull që duhet përthyer bashkërisht në figurën e gruas përballë sfidave të paqes. Të përfitojmë nga rasti që na ofron 8 Marsi, duke e dëgjuar atë si thirrje për reflektim dhe angazhim të pandërprerë, deri në emancipim të plotë, i cili na përmbush të gjithëve”, thuhet tutje në postimin e tij.

Ndër të tjerash, ai ka thënë se ngritja e pozitës së gruas është diçka prej të cilës fitojnë të gjithë, ndërsa pabarazia është kundërshoqërore, kundërpolitike dhe kundërekonomike.

“Ta ruajmë në vëmendje se kur themi grua, aty për aty kemi prekur gjysmën e popullsisë së një vendi, por edhe të gjithë botës. Në këtë kuptim, përveç se e drejtë, ngritja e pozitës së gruas është diçka prej të cilës fitojnë të gjithë, sepse angazhimi i plotë i shoqërisë përbën një rendiment maksimal të gjithanshëm. Ndërsa pabarazia, si padrejtësi, është edhe kundërshoqërore, kundërpolitike dhe kundërekonomike”, ka shkruar Konjufca./teve1.info/.

ShareTweet

Postime të ngjashme

12 milionë euro për rrugën Kijevë-Dollc, Ministria rihap tenderin për zgjerimin e saj

12 milionë euro për rrugën Kijevë-Dollc, Ministria rihap tenderin për zgjerimin e saj

​Pakt Kombëtar për Arsimin dhe rritje e buxhetit, Hoxhaj thekson prioritetet për transformimin e arsimit

​Pakt Kombëtar për Arsimin dhe rritje e buxhetit, Hoxhaj thekson prioritetet për transformimin e arsimit

Haxhiu: Byroja do verifikojë pasurinë e zyrtarëve edhe pas kryerjes të mandatit

Haxhiu: Byroja do verifikojë pasurinë e zyrtarëve edhe pas kryerjes të mandatit

Ngjarja në Demiraj të Gjilanit, nesër varrosen 27-vjeçari dhe foshnja

Ngjarja në Demiraj të Gjilanit, nesër varrosen 27-vjeçari dhe foshnja

Emisioni “InfoNata” 02.09.2026

Sa po ndryshon telefoni mënyrën si funksionon truri ynë?

Sa po ndryshon telefoni mënyrën si funksionon truri ynë?

Rama për investimin në Sazan: Nuk ka akoma një marrëveshje përfundimtare

Rama për investimin në Sazan: Nuk ka akoma një marrëveshje përfundimtare

​Pakt Kombëtar për Arsimin dhe rritje e buxhetit, Hoxhaj thekson prioritetet për transformimin e arsimit

​Pakt Kombëtar për Arsimin dhe rritje e buxhetit, Hoxhaj thekson prioritetet për transformimin e arsimit

Haxhiu: Byroja do verifikojë pasurinë e zyrtarëve edhe pas kryerjes të mandatit

Haxhiu: Byroja do verifikojë pasurinë e zyrtarëve edhe pas kryerjes të mandatit

Ngjarja në Demiraj të Gjilanit, nesër varrosen 27-vjeçari dhe foshnja

Ngjarja në Demiraj të Gjilanit, nesër varrosen 27-vjeçari dhe foshnja

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën