TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Mungesa e njohjeve, PDK e PSD fajësojnë Qeverinë për raportet me shtetet mike

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Njohësit e diplomacisë kërkojnë më shumë punë kundër propagandës së Serbisë

Në pesë vjetët e fundit, Kosova ia ka dalë të sigurojë vetëm dy njohje të shtetësisë. E për këtë zëdhënësi i PDK-së Faton Abdullahu dhe aktivisti i PSD-së, Dren Kukaj thonë se fajtore është Qeveria Kurti dhe raportet e saj me ShBA-në dhe shtetet e tjera mike.

Abdullahu tha se nuk mund të pritet që të ketë njohje të reja e as që të ndodhë ndonjë hap konstruktiv në këtë drejtim sepse Qeveria e Kosovës nuk ofron bashkëpunim kur vije fjala tek politikat rajonale e bashkëpunimi ose koordinimi me shtetet e ndryshme.

Ai tha se Qeveria nuk ka raporte korrekte me ShBA-në, e gjithë kjo sipas Abdullahut si shkak i marrëzive e paaftësisë së Qeverisë Kurti.

“Sa i përket njohjeve është fakt se nuk ka njohje të reja. Nuk mund të presësh nga kjo qeveri që të bëjë diçka konstruktive dhe të dobishme në këtë drejtim. Nuk mundet. Nuk di. E dini pse nuk mundet dhe pse nuk di? Ngase në këtë përmasë, në këtë dimension kur kërkohet politika rajonale, politika më të gjera planetare për të pasur raporte, interesa, zhvillime nga më të ndryshmet me shtete të ndryshme kërkohet drejtpërdrejtë bashkëpunim, koordinim me SHBA-në, kjo qeveri nuk e bënë këtë”.

“Kjo është arrogante, qasja e saj është përjashtuese, është donkishotiane në politikën që e bënë, ku mund të presim ne njohje kur kjo qeveri s’ka raporte korrekte me SHBA-në, kur kjo qeveri tejkalon Shqipërinë dhe shkon kënaqet muhabet në Greqi dhe jo me vëllain e vetë. Kush do i ndihmojë kësaj Qeverie. Si mendon kjo qeveri të nxjerrë përfitime në dialog me Serbinë, në përballje me Serbinë kur në të njëjtën kohë jemi në masa ndëshkuese, jemi në sanksione. Pse? Për shkak të marrëzive, kryeneqësisë dhe paaftësisë së kësaj qeverie”, u shpreh Abdullahu.

Dren Kukaj, ish-anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, tha se Kosova i ka marrëdhëniet në nivelin më të ulët me ShBA-në dhe se është tejet jo realiste që të diskutohet për njohje të reja.

Sipas tij, edhe njohjet që i kemi marrë deri më tani i kemi si rezultat i përkrahjes së shteteve mike.

Ai pohon se Kurti i ka dëmtuar seriozisht dhe qartazi këto raporte me ShBA-në dhe vendet e tjera mike të Kosovës për çka ai tha se janë përpjekje të pakuptimta, raporton EO.

“Unë mendoj që në situatën ku Kosova është vënë në sanksione nga vendet më mike të saj dhe i ka marrëdhëniet në nivelin më të ulët me ShBA-në, mendoj se është iluzore që të diskutohet për njohje të reja kur e dimë që të gjitha njohjet, për mos të thënë, mbase shumica e njohjeve që i kemi marrë si shtet i pavarur kanë qenë falë ndihmës që na e kanë dhënë këto shtete mike me të cilat marrëdhëniet kryeministri Kurti i ka dëmtuar, mendoj unë, seriozisht qartazi për disa përpjekje të cilat shumë shpejt edhe do i braktisë e që e ardhmja do i njeh si krejtësisht të pakuptimta”, tha Kukaj.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ambasada amerikane fton shtetasit amerikanë që jetojnë në Kosovë për një takim me Prattipatin

Ambasada amerikane fton shtetasit amerikanë që jetojnë në Kosovë për një takim me Prattipatin

Krijuan laborator droge, aktakuzë ndaj nëntë personave

Krijuan laborator droge, aktakuzë ndaj nëntë personave

Basha: Ka rritje të gjithëmbarshme të së djathtës ekstreme

Basha: Ka rritje të gjithëmbarshme të së djathtës ekstreme

Buxheti për zgjedhjet përplas anëtarët PDK-së dhe VV-së në KQZ

KQZ mblidhet sot për të vendosur rreth fletëvotimeve të 28 dhjetorit

Spiropali për Rugovën: Nuk udhëhiqej nga turmat, i udhëhiqte ato nga errësira drejt dritës

Spiropali për Rugovën: Nuk udhëhiqej nga turmat, i udhëhiqte ato nga errësira drejt dritës

Arrestohen dy të dyshuar për vrasjen e biznesmenit në Elbasan

Arrestohen dy të dyshuar për vrasjen e biznesmenit në Elbasan

Basha: Ka rritje të gjithëmbarshme të së djathtës ekstreme

Basha: Ka rritje të gjithëmbarshme të së djathtës ekstreme

Buxheti për zgjedhjet përplas anëtarët PDK-së dhe VV-së në KQZ

KQZ mblidhet sot për të vendosur rreth fletëvotimeve të 28 dhjetorit

LDK e AAK arrijnë koalicion për bashkëqeverisje në Prishtinë

Komuna e Prishtinës: Ministria e Financave ende s’i ka alokuar 28 milionë euro

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën