Po mbahet dita e dytë e Konferencës Ndërkombëtare për Trajtimin Mini-Invaziv në Neuroshkencë, me fokus në temën “Trajtimi Endovaskular i Tinitus Pulsatil, Aneurizmave, AVM, Trombektomisë dhe Mikrokirurgjia”.
Kjo ngjarje e mjekësisë që u organizua për herë të parë në Kosovë, iu dha mundësinë dhjetëra profesionistëve shëndetësorë të Neurokirurgjisë, Neurologjisë, Radiologjisë dhe jo vetëm, të ndajnë hulumtimet dhe punimet e tyre me tema me rëndësi për shëndetin e pacientëve.
Anesteziologu, Fatos Sada derisa foli për menaxhimin e lëndimit traumatik të trurit, në orët e para pas lëndimit, tha se me rritjen e teknologjisë dhe mjeteve të transportit dëmtimi raumatik i trurit në ditët e sotme, ka marrë përmasa shumë të mëdha.
Ai nënvizoi se sipas disa punimeve, diku 75 milionë njerëz në vit, atakohen me dëmtime dhe lëndime traumatike të trurit.
Sada potencoi se lëndimet e trurit e kanë goditjen fillestare që rezulton me dëmtimin direkt të neuroneve dhe enëve të gjakut, por që nuk përfundon vetëm me aq.
Ai thekson se sot përpos dëmtimit traumatik të trurit, për shkak të moshës së shtyrë tek shumë njerëz, ekzistojnë shumë sëmundje të ndryshme, për cak shtoi se kjo bën menaxhimin e dëmtimeve të trurit më kompleks sesa normalisht.
“Me rritjen e teknologjisë dhe mjeteve të transportit dëmtimet raumatik i trurit në ditët e sotme ka marrë përmasa shumë të mëdha. Sot konsiderohet se sipas disa punimeve që diku 70 milionë njerëz në vit, atakohen me dëmtime dhe lëndime traumatike të trurit. Ka disa punime që tjera që thonë 25 deri 70 milionë, por njëri prej tyre është që 70 milionë njerëz Brenda vitit atakohen. Cak është interesant se bota njerëzimi po plaket, sot përpos dëmtimit traumatik të trurit, për shkak të moshës së shtyrë kemi tek këta persona kemi shumë sëmundje të ndryshme. Kështu e bën menaxhimin e dëmtimeve të trurit më kompleks sesa normalisht”, tha Sada.
Ndërkaq, radiologu Klodi Caci prezantoi potencoi se më vonë u zbuluan edhe metoda të tjera, por që të njëjtat kishin mangësi sipas neurokirurgëve, duke përfshirë rivaskularizimin dhe rikanalizimin i aneurizmës.
Metodë tjetër, Caci përmendi atë me balon të asistuar i cili rrit sigurinë për trajtimin e aneurizmave.
Përveç këtyre, gjatë kësaj konferencë u fol edhe për menaxhimin e stenozave asimptomatike të arterieve karotide.
Neurologu Emir Raci tha se për çdo vit ndodhin përafërsisht rreth 6 milionë stokë në të gjithë botën, ku 10-15 për qind e tyre janë për shkak të stenozave karotide.
Ai potencoi se ateroskleroza karotide ekstrakraniale përfshinë origjinën e arteries karotide interne dhe më shpesh bifurkimin e arteries karotid.
Konferenca Ndërkombëtare për Trajtimin Mini-Invaziv në Neuroshkencë, me fokus në temën “Trajtimi Endovaskular i Tinitus Pulsatil, Aneurizmave, AVM, Trombektomisë dhe Mikrokirurgjia”, bëri bashkë mbi afro 100 doktorë, specialistë dhe specializantë të ORL-së, Neurokirurgjisë, Neurologjisë dhe Radiologjisë nga të gjitha trevat shqiptare dhe jo vetëm.