TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
8 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
8 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

7 vite burgim dhe trajtim i detyruar psikiatrik ndaj të akuzuarës për vrasjen e motrës në Fushë-Kosovë

nga TËVË 1
15 Mars, 2023
0
A A
Një muaj paraburgim për serbin e dyshuar për krime lufte në Kosovë

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarës F.S., lidhur me akuzën për vrasjen e motrës T.S., në Fushë-Kosovë, duke e dënuar me 7 vite burgim. Po ashtu, të akuzuarës iu shqiptua edhe masa e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik.

Aktgjykimi ndaj të akuzuarës F.S., u shpall të mërkurën, nga kryetari i trupit gjykues, Kushtrim Shyti.

Sipas aktgjykimit, dënimi me burgim në kohëzgjatje prej 7 vitesh, do të ekzekutohet 15 ditë pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

Në këtë dënim, të akuzuarës do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga 9 prilli 2021.

Sipas aktgjykimit, e njëjta u lirua nga pagesa e shpenzimeve të procedurës penale, pasi që rrezikohet gjendja materiale e saj.

Gjykatësi Shyti gjatë shpalljes së aktgjykimit tha se e akuzuara F.S., do të ndalohet për trajtim të detyrueshëm psikiatrik nga dita e sotme e derisa institucioni të konstatojë se më nuk është e nevojshme që e njëjta të jetë aty për atë trajtim.

Po ashtu, kryetari i trupit gjykues konstatoi se nëse koha e mbajtur në ndalim për trajtim të detyrueshëm psikiatrik është më e shkurtër se dënimi me burgim, e akuzuara F.S do të dërgohet në burgim për ta mbajtur pjesën tjetër të dënimit.

Gjykatësi Shyti shtoi se institucioni përkatës ka për detyrë që çdo 6 muaj t’i dërgojë gjykatës raportin mbi gjendjen shëndetësore të të akuzuarës dhe suksesin e trajtimit ndaj saj.

Kujtojmë se në të njëjtën ditë, në sesionin e paradites, u dha fjala përfundimtare në këtë rast, ku avokati i të akuzuarës F.S., Halit Shaljani, tha se nuk ka asnjë dyshim që e mbrojtura e tij vuan nga një sëmundje mendore, ndërsa prokurori Ilaz Beqiri, deklaroi se mbetet pranë fjalës përfundimtare të dhënë me 9 gusht 2022.

Ndryshe, më 11 gusht 2022 pritej të bëhej shpallja e aktgjykimit për këtë rast, por që nga ana e trupit gjykues për të njëjtin rast është rihapur shqyrtimi gjyqësor me arsyetimin se trupi gjykues ka vlerësuar se duhet të administrohen provat, përkatësisht dokumentet mjekësore të paraqitura nga ana e mbrojtësit të të akuzuarës, avokatit Halit Shaljani për shëndetin e të njëjtës.

Prokuroria Themelore në Prishtinë më 9 maj 2021 ka ngritur aktakuzë ndaj F.S., me arsyetimin se derisa ishte në dhomën e fjetjes së tani të ndjerës T.S që gjendet në Fushë-Kosovë, në gjendje të përgjegjësisë esencialisht të zvogëluar, nga motive të panjohura e kishte privuar nga jeta motrën e saj T.S.

Sipas aktit akuzues, derisa tani e ndjera ishte e shtirë në krevatin e dhomës së saj e pandehura fillimisht e kishte shtrënguar në qafë dhe fyt e më pas e kishte lidhur edhe shaminë në fyt, me ç’rast nga ngufatja kishte ndërruar jetë, ndërsa e pandehura kishte ikur nga vendi i ngjarjes duke kërcyer nga dritarja, raporton Betimi për Drejtësi.

Lidhur me këtë, F.S., po akuzohej për veprën penale “Vrasje e rëndë”, nga neni 173, par 1, pika 1.3 të Kodit Penal.

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Tags: burgimFushe KosoveGjykata Themelore ne Prishtine
ShareTweet

Postime të ngjashme

Gaxherri thotë se Osmani është bashkëfajtore me Kurtin

Gaxherri thotë se Osmani është bashkëfajtore me Kurtin

Gaxherri: Opozita nuk i ka votat për Qeverinë, LVV s’është subjekt i besueshëm

Gaxherri: Opozita nuk i ka votat për Qeverinë, LVV s’është subjekt i besueshëm

Tahir – Beqa thotë se Osmani ka nisur fushatën pasi pozita e saj nuk është e qëndrueshme

Tahir – Beqa thotë se Osmani ka nisur fushatën pasi pozita e saj nuk është e qëndrueshme

Meta tregon nëse është pjesë e partisë Guxo, ka një porosi për Kurtin

Shqipëria dhe Franca, marrëveshje për modernizimin me radarë të lëvizshëm për vëzhgimin ajror

Shqipëria dhe Franca, marrëveshje për modernizimin me radarë të lëvizshëm për vëzhgimin ajror

“Këndi i Debatit” 16.05.2025

“Këndi i Debatit” 16.05.2025

A ka filluar largimi i mbeturinave në kryeqytet?

A ka filluar largimi i mbeturinave në kryeqytet?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X