TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

7 muaj pa unifikim të çmimeve të barnave

Unifikimi i çmimeve të barnave ishte premtuar qysh para shtatë muajsh, por ende nuk ka filluar zbatimi i ligjit. Shkak sipas Ministrisë së Shëndetësisë, procesi është ‘’bllokuar’’ për parandalimin e konfliktit të interesit të anëtarëve.

by Albiona Hajdari
2 vjet ago
0
A A
Mungesat e barnave, qytetarët shpenzojnë qindra euro derisa i blejnë nga xhepi i tyre

Në rrjetet sociale ndau hallin e saj për çmimet e barnave që po përdorë.

Kjo pasi në tri barnatore, çmimi i barnave ishte i ndryshëm.

E këtë problem, Qeveria e Kosovës kishte premtuar se do ta zgjidhte qysh para shtatë muajsh.

Ndonëse Ligji për Çmimin e Produkteve Mjekësore ka kaluar, zbatimi i tij ende nuk ka filluar.

Shkak për këtë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, mbetet një interpretim ligjor për dy anëtarë të komisionit.

“Ju informojmë se Komisioni ka filluar punën me datë 22/01/24 dhe është në pritje të një interpretimi ligjor rreth përbërjes se komisionit, ku dy nga anëtarët e grupit janë në pritje të përgjigjjes nga autoriteti kompetent që zbaton LIGJIn Nr. 06/L -011 PËR PARANDALIMIN E KONFLIKTIT TË INTERESIT NË USHTRIMIN E FUNKSIONIT PUBLIK”.

Në momentin që kjo situatë tejkalohet, Komisioni është i gatshëm të punoj intensivisht në mënyrë që Lista e çmimeve të produkteve medicinale të publikohet sa më shpejtë!”, thuhet nga MSH.
E njëri prej dy anëtarëve që po pret përgjigje është nga Oda e Farmacistëve të Kosovës.

“Kanë kërkuar nga Oda e Farmacistëve edhe një anëtar të delegohet që të jetë pjesë e komisionit. Ne e kemi dërguar mirëpo nuk kemi marrë ende një përgjigje zyrtare nga MSH për të deleguarin nga Oda e Farmacistëve”.

Ndërsa rregullimin e çmimit të barnave, Arsim Haxhijaha, nënkryetar i Odës së Farmacistëve sheh të domosdoshëm.

“Deri më tani për komunitetin tonë është një lajm shumë i madh, vetëm po presim zbatimin e tij. Sepse me zbatimin e këtij ligji në mënyrë direkte do të ndikojë në uljen e çmimit të barnave për pacientët dhe minimizohet tregtimi i produkteve ilegale apo kontrabandë dhe në anën tjetër eliminohet pjesa e konkurrencës me çmime dhe futet konkurrenca në mënyrë profesionale”, thotë ai.

Ligji për rregullimin e çmimeve të barnave ka kaluar në korrik të vitit të kaluar, ndërsa synon unifikimin e çmimeve për blerjet publike por edhe tregun privat.

Tags: cmimi i barnave
ShareTweet

Postime të ngjashme

Statovci: S’ka zgjedhje në prill, partitë do të reflektojnë për presidenten

Statovci: S’ka zgjedhje në prill, partitë do të reflektojnë për presidenten

Statovci: Fitorja e LVV-së është “referendum i rradhës”

Statovci: Fitorja e LVV-së është “referendum i rradhës”

​Tahiri: Kurti e ka pranuar Asociacionin, s’po e themelon për shkak të zgjedhjeve

Tahiri: AAK do të jetë pjesë e Kuvendit, edhe nëse s’merr asnjë votë nga diaspora

OSBE vlerëson profesionalizmin e KQZ-së, PZAP-së dhe Policisë në organizimin e zgjedhjeve

OSBE vlerëson profesionalizmin e KQZ-së, PZAP-së dhe Policisë në organizimin e zgjedhjeve

Manchester United lëshon pikë edhe ndaj skuadrës së fundit në tabelë

Manchester United lëshon pikë edhe ndaj skuadrës së fundit në tabelë

Statovci: S’ka zgjedhje në prill, partitë do të reflektojnë për presidenten

Statovci: S’ka zgjedhje në prill, partitë do të reflektojnë për presidenten

Arsenali triumfon thellë në derbi me Villën, mbyll vitin në vendin e parë

Arsenali triumfon thellë në derbi me Villën, mbyll vitin në vendin e parë

Statovci: Fitorja e LVV-së është “referendum i rradhës”

Statovci: Fitorja e LVV-së është “referendum i rradhës”

Broja në kërkim të vazhdimësisë, trajneri gati t’i bëjë “dhuratë” sulmuesit kuqezi

Broja asiston, por Burnley mposhtet nga Newcastle United

Emisioni “Info Nata” 30.12.2025

Emisioni “Info Nata” 30.12.2025

Pasuri me 10 shifra – Beyonce është zyrtarisht miliardere

Pasuri me 10 shifra – Beyonce është zyrtarisht miliardere

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën