TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Regjistrohet rasti i parë me Murtajën Afrikane të Derrit në Kosovë

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Regjistrohet rasti i parë me Murtajën Afrikane të Derrit në Kosovë

Është konfirmuar rasti i parë i prezencës se sëmundjes Murtaja Afrikane e Derrit (MAD) në komunën e Kllokotit. Rastin e ka konfirmuar Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.

“Pas lajmërimit për dyshime të prezencës se sëmundjes Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë me ekipet e veta,  ka dalë ne terren për hulumtim dignostike në fermë, marrje të mostrave dhe izolim të fermës. Rezultatet e mostrave kanë konfirmuar prezencën e sëmundjes MAD”, thuhet në njoftim.

AUV po ashtu ka bërë të ditur se derrat janë asgjësuar, është bërë dezinfektimi i fermës dhe ka nisur hulumtimi epidemiologjik i fermave të zonës në perimetër 3 km.

Ndërsa shtohet se kjo sëmundje nuk bartet te njeriu.

“Sipas gjetjeve shkencore të deritanishme kjo sëmundje nuk transmetohet tek njeriu ( kjo sëmundje nuk i prek njerëzit). Por është e ndaluar therja e kafshëve qe tregojnë çfarëdo lloje shenje klinike të sëmundjes andaj fermerët duhet te raportojnë tek autoriteti kompetent AUV kur ka simptoma tek derrat.  Po ashtu gjuetarët duhet të lajmërojnë AUV-në, në çdo raste kur hasin derr të ngordhur në pyje. Në mënyre qe të izolohet përhapja e sëmundjes”, thuhet në njoftim.

AUV ka bërë të ditur se ka themeluar shtabin e krizës i cili do të jetë përgjegjës për menaxhim të situatës.

Njoftimi i plotë:

17 Korrik 2023 e Hënë

NJOFTIM

Paraqitet rasti i parë i prezencës se sëmundjes Murtaja Afrikane e Derrit në Kosovë

Sot është konfirmuar rasti i parë i prezencës se sëmundjes Murtaja Afrikane e Derrit (MAD) në komunën e Kllokotit. Pas lajmërimit për dyshime të prezencës se sëmundjes Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë me ekipet e veta, ka dalë ne terren për hulumtim dignostike në fermë, marrje të mostrave dhe izolim të fermës. Rezultatet e mostrave kanë konfirmuar prezencën e sëmundjes MAD. Ekipet e inspektorëve veterinarë bashk me kompaninë e kontraktuar kanë asgjësuar derrat e femrës se prekur dhe është bërë dezinfektimi i fermës dhe të gjitha gjerave rreth fermës. Ka nisur hulumtimi epidemiologjik i fermave të zonës në perimetër 3 km.

Duke u bazuar në ligjet në fuqi AUV ka themeluar shtabin e krizës. I cili do të jetë përgjegjës për menaxhim të situatës. Duke mbikëqyrë veprimet për parandalim të përhapjes se sëmundjes. Është kërkuar nga praktikat veterinare private të jenë të gatshme për mbështetje ne teren, raportim të të gjitha rasteve të dyshimta dhe marrje të mostrave të gjakut. Ka nisur kontaktimi i fermerëve mbarështues të derrave për aktivizim të masave vetëmbrojtëse të biosigurisë ne fermat e tyre.

Murtaja Afrikane e Derrave MAD është sëmundje ngjitëse virale që shkakton ethe hemorragjike tek derrat e butë dhe derrat egër. Përcjellët me letalitet të lartë deri në 100%. Sëmundja mund të shkaktojë dëme në ekonomitë familjare të fermerëve mbarështues të derrave. Sipas gjetjeve shkencore të deritanishme kjo sëmundje nuk transmetohet tek njeriu ( kjo sëmundje nuk i prek njerëzit). Por është e ndaluar therja e kafshëve qe tregojnë çfarëdo lloje shenje klinike të sëmundjes andaj fermerët duhet te raportojnë tek autoriteti kompetent AUV kur ka simptoma tek derrat. Po ashtu gjuetarët duhet të lajmërojnë AUV-në, në çdo raste kur hasin derr të ngordhur në pyje. Në mënyre qe të izolohet përhapja e sëmundjes.

LAJMËRIM

(Për fermerët mbajtës të derrave )

Çfarë duhet të bëni si fermer për tu mbrojtur nga infektimi i fermës tuaj:

  • Parandaloni kontaktin e derrave të tjerë me derrat tuaj,
  • Mbani derrat në kushte të mira,
  • Mos shkoni në tregje apo vende tjera ku ka derra.
  • Vendosni masat e biosigurisë ne fermë
  • Vendos dezbarierat në hyrje dhe dalje të fermës,
  • Zvogëloni dhe kontrolloni hyrjet e njerëzve,
  • Pastroni dhe dezinfektoni objektet, pajisjet, veshjet dhe mbathjet e personave në kontakt me derrat,
  • Nëse vëreni shenja të sëmundjes lajmëroni autoritetin kompetent,
  • Nëse keni ngordhje, njofto autoritetin i cili do të ju ndihmoj për asgjësim,
  • Në asnjë rast mos i hidhni në hapësira publike derrat e ngordhura.

Raportoni në numrin:

0800 500 95 Pa pagese 24h

ShareTweet

Postime të ngjashme

Abdixhiku refuzon dorëheqjen e Xhafer Gashit

Abdixhiku refuzon dorëheqjen e Xhafer Gashit

Behrami: LVV të heqë dorë nga Haxhiu, brenda grupit kanë shumë figura konsensuale

Behrami: Në Mitrovicë të Jugut janë gjetur fletëvotime me numra serikë të çrregullt

Vishi: Qytetarët besuan në programin që plotëson kërkesat e tyre

Vishi: Qytetarët besuan në programin që plotëson kërkesat e tyre

 LVV “thyen” bastionin e LDK-së

 LVV “thyen” bastionin e LDK-së

Abdixhiku refuzon dorëheqjen e Xhafer Gashit

Abdixhiku refuzon dorëheqjen e Xhafer Gashit

Shqipëria i bashkohet Fondacionit të Aleatëve të Izraelit

Shqipëria i bashkohet Fondacionit të Aleatëve të Izraelit

Behrami: LVV të heqë dorë nga Haxhiu, brenda grupit kanë shumë figura konsensuale

Behrami: Në Mitrovicë të Jugut janë gjetur fletëvotime me numra serikë të çrregullt

Vishi: Qytetarët besuan në programin që plotëson kërkesat e tyre

Vishi: Qytetarët besuan në programin që plotëson kërkesat e tyre

Luftimet në Sudan detyrojnë 2,000 persona të zhvendosen brenda dy ditësh

Luftimet në Sudan detyrojnë 2,000 persona të zhvendosen brenda dy ditësh

 LVV “thyen” bastionin e LDK-së

 LVV “thyen” bastionin e LDK-së

Presidenti sirian nis takimin me presidentin amerikan në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti sirian nis takimin me presidentin amerikan në Shtëpinë e Bardhë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën