Ministra Haxhiu deklaroi se ka prezantuar argumente dhe qëndrimin e Republikës së Kosovës lidhur me rëndësinë e zhvillimit të procesit të Vettingut në sistemim e drejtësisë në seancën plenare të Komisionit të Venecias e cila është mbajtur të premten, përcjellë teve1.info.
“Në seancën plenare të Komisionit të Venecias që u mbajt dje ne serish kemi prezantuar argumente dhe qëndrimin e Republikës së Kosovës lidhur me rëndësinë e zhvillimit të procesit të Vettingut në sistemim e drejtësisë dhe domosdoshmërinë e themelimit të byrosë shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin pasurisë së pajustifikueshme. Që të dyja këto nisma janë mbështetur nga anëtarët e komisionit të Venecias dhe tashmë kemi marrë dritën e gjelbër për të filluar me procesin e Vettingut por po ashtu edhe për të formalizuar punën e byrosë shtetërore për konfiskimin pasurisë së pajustifikueshme”, tha ministrja.
Haxhiu ndër të tjera gjatë theksoi se komisioni rekomandon fillimisht verifikimin e niveleve të larta në gjyqësor dhe në prokurori përmes një mekanizmi të jashtëm duke filluar nga këshilli prokuroria i Kosovës, Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe kryetarëve të gjitha gjykatave dhe prokurorëve të gjitha prokurorive themelore.
“Vetting do të ketë dhe atë të plotë dhe siç duhet duke filluar nga krerët e institucioneve të Drejtësisë dhe më pas do të garantohet kontrolli permanent për gjithë sistemin. Prej sot Republika e Kosovës fillon një epokë të re, së pari në marrëdhëniet me një trup të këshillit të Evropës siç është Komisionin i Venecias, pra një mekanizëm i fuqishëm për drejtësinë dhe demokracinë dhe së dyti sepse Republika e Kosovës do të ndërmarr me vullnet të saj një proces që ka si synim kontrollin e vetvetes për të mbërritur deri tek drejtësia dhe se treti sepse Qeveria e shtetit të ri që sapo ka aplikuar në Këshill të Evropës është e gatshme që të krijoj kushtet që të hapet rruga për një luftë të përhershme kundër krimit të organizuar dhe formave të korrupsionit që kanë buruar nga pushtetet”, tha ministra Haxhiu në fund të konferencës për media./Teve1.info/