Një pacienti 64 vjeçar, ekipa kujdestare e Klinikës së Pulmologjisë e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, i ka shpëtuar jetën, pasi të njëjtit një copë e mishit pas gëlltitjes i’a kishte bllokuar rrugët e frymëmarrjes.
Në njoftimin e tyre thuhet se përmes intervenimit me Bronkoskop, pacientit i largohet copa e mishit, si “trup i huaj”.
“Kjo copë e mishit ishte aspiruar gjatë ngrënies. Pacienti u kursye nga intervenimet me të rënda dhe tani gëzon shëndet të plotë”, thuhet në njoftim.