TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
5 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
5 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

64 për qind e grave besojnë se ka ngacmime seksuale në sektorin privat

nga TËVË 1
23 Shtator, 2023
0
A A
64 për qind e grave besojnë se ka ngacmime seksuale në sektorin privat

64 për qind e grave të punësuara në sektorin privat në Kosovë besojnë se ngacmimi seksual është dukuri e pranishme në këtë sektor, por vetëm 10 për qind e tyre thonë të kenë përjetuar këtë lloj ngacmimi.

Këto të dhëna janë pjesë e një hulumtimi të publikuar të premten nga Qendra e Kosovës për Studime Gjinore. Hulumtuesja Dina Vllasaliu, tha se këto të dhëna mund të mos pasqyrojnë në tërësi shtrirjen e vërtetë të problemit për shkak të natyrës së ndjeshme të temës si dhe shkallës së ultë të raportimit të kësaj dukurie.

“Ajo që kemi parë këtu në përgjithësi është që gratë kanë pasur tendencë të besojnë më tepër se ekziston ngacmimi verbal sesa ai fizik. Pra sa më i rëndë lloji i ngacmimit aq më pak kanë pasur probabilitet gratë e anketuara të deklarojnë që ky lloj ngacmimi ekziston”, tha ajo.

Sipas hulumtimit në mbi 65 për qind të rasteve mosraportimi ndodh nga frika për pasoja negative për familjen dhe frika për humbjen e vendit të punës.

“Kur i krahasojmë me grupmosha, del që gratë në moshë më të re kanë tendencë më të madhe të raportojnë se janë ngacmuar seksualisht sesa gratë më të vjetra. Për shembull 16 për qind e grave ndërmjet moshës 18 deri 24 vjeç kanë thënë se i janë ekspozuar ngacmimit seksual, në krahasim me dy për qind të grave të moshës 55 deri 64 vjeç”, tha zonja Vllasaliu.

Carin Lobbezoo, nga ambasada Holandës në Kosovë e cila ka mbështetur këtë projekt, tha pas paraqitjes së raportit se të dhënat tregojnë që ka shumë punë për tu bërë, duke nënvizuar nevojën që drejtuesit e të gjitha kompanive të sigurojnë mjedis të sigurt për raportim.

“Në momentin që krijohet një mjedis social gjithpërfshirës dhe i siguritë në vende të punës, punonjësit do të ndihen më të fuqizuar për të diskutuar mbi ngacmimet seksuale që mund të përjetojnë gjatë punës. Kjo nuk është një zgjidhje magjike, por është njëra nga zgjidhjet. Pa dyshim se një gjë e tillë do të ndodhë përsëri, por në një mjedis të tillë punonjësit do të ndihen të sigurtë të përdorin mekanizmat raportues që ekzistojnë”, tha ajo.

Të dhënat e raportit tregojnë se gratë kanë vështirësi edhe në kuptimin e mirëfilltë të llojeve të ngacmimit seksual. 77 për qind e të anketuarave kanë thënë se kurrë nuk janë trajnuar në vendin e tyre të punës për të identifikuar dhe raportuar ngacmimin seksual.

Në hulumtimin e Qendrës së Kosovës për Studime Gjinore janë anketuar 600 gra nga mosha 18 deri në 64 vjeç, të punësuara në sektorin privat në shtatë rajone të ndryshme të Kosovës, raporton VOA.

Raporti thekson mundësinë që kushtet e pafavorshme të grave në punë mund të jenë duke kontribuar në hendekun e punësimit ndërmjet grave e burrave në Kosovë që vazhdon të mbetet i lartë. Në vitin 2021 shkalla e pjesëmarrjes në fuqinë punëtore ishte 56.6 për qind burra dhe 39.3 për qind gra.

Tags: ngacmim seksualQKSGjSektori privat
ShareTweet

Postime të ngjashme

Një burrë e dy gra sulmojnë katër të tjera, arrestohen nga Policia

Një burrë e dy gra sulmojnë katër të tjera, arrestohen nga Policia

Arrestohet 54-vjeçari i kërkuar nga gjykata, dërgohet në vuajtje të dënimit

Arrestohet 54-vjeçari i kërkuar nga gjykata, dërgohet në vuajtje të dënimit

​Osmani përfaqëson Kosovën në Samitin e Tiranës

​Osmani përfaqëson Kosovën në Samitin e Tiranës

Aksionet policore në veri të Mitrovicës, serbët protestojnë për Sallën e Sportit

Sillet në Gjykatën Themelore në Prishtinë i arrestuar për krime lufte në Komunën e Zveçanit

Sillet në Gjykatën Themelore në Prishtinë i arrestuar për krime lufte në Komunën e Zveçanit

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për dy të dyshuar në Prizren

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për dy të dyshuar në Prizren

“Definicioni i budallakisë…” – Ahmeti i ashpër për situatën e ngërçit në Kuvend

“Definicioni i budallakisë…” – Ahmeti i ashpër për situatën e ngërçit në Kuvend

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X