TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

6 maska bukurie bio për lëkurën

by Tëvë1
3 muaj ago
0
A A
6 maska bukurie bio për lëkurën

Beautiful young women in spa

Është gjithmonë e më në modë gjithçka që ka të bëjë me kozmetikën biologjike dhe “të gjelbërta”; tashmë klientët blejnë me zgjuarësi,…

Është gjithmonë e më në modë gjithçka që ka të bëjë me kozmetikën biologjike dhe “të gjelbërta”; tashmë klientët blejnë me zgjuarësi, duke bërë shumë kujdes me përbërësit e produteve dhe duke vlerësuar me kujdes raportin cilësi-çmim. Por shpesh ama, çmimet e produkteve kozmetike vërtet “të gjelbërta” janë shpesh shumë të larta, ndaj përse të mos e marrim në konsideratë edhe mundësinë për të kuruar bukurinë tonë me metoda “në kushtet e shtëpisë”? Neve ju sugjerojmë disa receta maskash fytyre plotësisht bio, të cilat mund të bëhen në shtëpi me fruta, perime dhe ndonjë përbërës lehtësisht të gjendshëm në dyqane produktesh bimore (erboristeri).

  1. Maska me aromë vere

Është një maskë rifreskuese, qetësuese dhe që pastron lëkurën. Veçanërisht e përshtatshme për lëkura të ndjeshme, që skuqen lehtësisht.

Përbërësit:

1 kokër domate e bërë

2-3 lugë argjile të bardhë të imët

2-3 gjethe borziloku

1/2 lugëza vaj ulliri

Përzijeni domaten me borzilokun, shtoni pastaj vajin dhe 2 lugë argjile: në rast se përzierja del shumë e lëngshme, shtoni pak e nga pak argjilë tjetër për të përftuar një përbërje kremoze dhe homogjene! Vendoseni në fytyrë për 15-20 minuta! Këshillohet një herë në javë.

  1. Avokado për të hidratuar

Kjo maskë është shumë hidratuese, mbron lëkurën dhe ndihmon shumë lëkurën e stresuar nga agjentët atmsoferikë apo ndotja. Këshillohet veçanërisht për lëkurat e thata dhe lëkurat që janë ekspozuar për një kohë të gjatë në diell.

Përbërësit:

1 avokado e bërë

1 lugëz lëng limoni

1 lugëz vaj ulliri

Zhvisheni avokadon dhe hiqini bërthamën. Vendoseni tulin në një tas, hidhini lëngun e limonit dhe vajin e shtypeni fort me një pirun, derisa të keni përftuar një krem të butë dhe homogjen. Vendoseni në fytyrë për 30 minuta. Këshillohet 1-2 herë në javë.

  1. Një lëng hidratues

Maska me banane dhe luleshtrydhe ka një efekt gjallërues dhe stimulues që, përveçse hidraton dhe zbut lëkurën, i jep asaj një ngjyrë të shëndetshme dhe shkëlqyese. Është e përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës.

Përbërësit:

1 banane e bërë

3-4 luleshtrydhe të bëra

1 lug farash luledielli

Bëji farat e lulediellit pluhur, shtrydhni bananen dhe luleshtrydhet dhe përzijeni bashkë të gjitha këto, derisa të keni përftuar një përbërje kremoze.  Vendoseni në fytyrë për 20 deri në 30 minuta, në varësi të tolerancës së lëkurës! Këshillohet 1-2 herë në javë.

  1. Fara susami për të rinovuar qelizat

Maska me melasën e sheqerit dhe fara susami është natyrisht e pasur me acid glikolik dhe laktik dhe ka një efekt zbutës dhe stimulues, duke favorizuar rinovimin qelizor.

Përbërësit:

1 lugë melase kallamsheqeri

1 lugë farash susami

1 lugëz kos

Bëjini pluhur farat e susamit në makinën grirëse dhe pastaj përzijeni me melasën dhe kosin, derisa të përftoni një përbërje kremoze dhe homogjene. Vendoseni përzierjen në fytyrë për 15 minuta! Këshillohet një herë në javë.

  1. Krem bio kundra rrudhave

Maska me të verdhën e vezës, ose më mirë të themi, me majonezë, është hidratuese dhe opsioni kundër rrudhave për përsosmëri. Është e përshtatshme për lëkurat e mëdha në moshë, të thata dhe të stresuara.

Përbërësit:

2 lugë kurkumi vajor ose vaj ulliri

1 lugëz lëng limoni

1 e verdhë veze

Përzijeni në një tas lëngun e limonit dhe të verdhën e vezës, shtoni vajin me pika duke vazhduar përzierjen derisa vaji të jetë përthithur plotësisht! Vendoseni në fytyrë për 20 minuta. Këshillohet 1-2 herë në javë!

  1. Argjilë e gjelbër për të luftuar aknet

Maska e argjilës së gjelbër është purifikuese, ekuilibruese dhe veçanërisht e këshillueshme për lëkurat shumë të yndyrshme, me pika të zeza ose akne. Riekuilibron prodhimin e sebumit me tepricë dhe zhduk pamjen e yndyrshme dhe shkëlqyese të lëkurës.

Përbërësit:

2 lugë argjile e gjelbër

1 pikë esencë livandoje

ujë i distiluar lulesh

Përzijeni bashkë përbërësit, në mënyrë që të përftoni një përbërje të butë dhe homogjene! Vendoseni në fytyrë për 20 minuta. Këshillohet një herë në javë.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

12 filmat më të mirë për t’u parë këtë janar

12 filmat më të mirë për t’u parë këtë janar

Zakonet që duhet të përvetësoni me patjetër në vitin e ri!

Zakonet që duhet të përvetësoni me patjetër në vitin e ri!

8 tendencat kryesore të pranverës 2026 që mund të filloni t’i vishni tani

8 tendencat kryesore të pranverës 2026 që mund të filloni t’i vishni tani

9 mënyra të mbështetura nga shkenca për t’u ndier më mirë në vitin 2026

9 mënyra të mbështetura nga shkenca për t’u ndier më mirë në vitin 2026

Qindra të vrarë në protestat në Iran, Teherani në gjendje alarmi

Qindra të vrarë në protestat në Iran, Teherani në gjendje alarmi

Dalja e votuesve deri në orën 17:00 është 39,61%

AKI udhëheq në Gostivar dhe Vrapçisht

Derbi Inter – Napoli nuk jep fitues

Derbi Inter – Napoli nuk jep fitues

Raphinha shpallet MVP i Superkupës së Spanjës

Raphinha shpallet MVP i Superkupës së Spanjës

Safet Kamberi zgjidhet kryesues i Kuvendit Komunal të Mitrovicës

Safet Kamberi zgjidhet kryesues i Kuvendit Komunal të Mitrovicës

Jashari shpallet lojtar i vitit në kampionatin belg

Jashari shpallet lojtar i vitit në kampionatin belg

Auto Draft

Vërshimet në Carallukë – uji iu hyri në shtëpi, detyrohen ta shembin urën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën