TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

57 vatra zjarri në Shqipëri, 29 ende aktive

by teve1
6 muaj ago
0
A A
57 vatra zjarri në Shqipëri, 29 ende aktive

Disa qarqe të vendit vijojnë ende “luftën” me zjarret, me flakë të cilat janë riaktivizuar gjatë natës e orëve të para të mëngjesit.

57 vatra zjarri janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në rang vendi, 29 prej të cilave mbeten aktive.

Ministri e Mbrojtjes ka bërë me dije se në operacionet e shuarjes së zjarreve janë angazhuar 65 automjete zjarrfikëse dhe 1,143 forca operacionale, të ndihmuar nga FA me 409 forca ushtarake, 23 automjete zjarrfikëse dhe 3 helikopterë të FA. Gjithashtu morën pjesë 7 helikopterë dhe 1 avion Canadair nga Italia.

Sipas të dhënave zyrtare, deri tani janë djegur 42 banesa në Skënderbegas dhe fshatra të tjerë, si dhe 130 krerë bagëti të imta, 22 gjedhë, 1 thundrak, 80 koshere bletësh dhe shumë shpendë. Autoritetet kanë nisur procesin e groposjes së kafshëve të ngordhura për të shmangur rrezikun e shpërthimit të ndonjë epidemie, ndërsa shërbimi veterinar po kryen procesverbalet përkatëse.

Vatrat aktive

Qarku Vlorë

Në bashkinë Delvinë vijon puna për vatrën e zjarrit në Syrin e Kaltër. Zjarri vazhdon aktiv në lartësitë e Malit të Sopotit. Po ashtu, vijon të jetë aktive vatra në fshatrat Pecë, Sirikat dhe Kardhikaq, bashkia Finiq.

Zjarri në fshatin Kuç, vijon në një sipërfaqe me shkurre dhe pyje. Në fshatin Brataj është shfaqur një vatër zjarri ku po operojnë forcat zjarrfikëse.

Qarku Dibër

Në Malin me Gropa në Biz të Martaneshit, në zonë të mbrojtur forcat zjarrfikëse janë përqendruar në monitorim duke mbajtur vatrën nën kontroll. Në fshatin Tërnovë, zjarri është zhvilluar në disa vatra, por me intensitet të lartë në zonë me pyje, ndihmuar nga era, ndërsa nuk ka rrezik për banesa.

Qarku Berat

Në fshatrat Zhapokikë, Plashnik (lagja Lugas) dhe Zona e Mbrojtur “Rezervati i Menaxhuar Balloll” në zonën e Tërpanit, ka vatra aktive. Në fshatin Plashnik, për shkak të intensitetit të lartë të zjarrit dhe erës së fortë u rrezikuan seriozisht banesat në lagjet Totaj, Ziflaj, Serjanaj dhe Beqiraj, ku dje u evakuan 20 banorë. Sot në ndihmë të forcave tokësore shkuan edhe 2 helikopterët e Emirateve të Bashkuara Arabe si dhe 2 helikopterët që operonin në bashkinë Gramsh.

Në fshatin Orizaj, vijon zjarri në një sipërfaqe me shkurre e bimësi mare. Në fshatin Vokopolë, vatra e zjarrit ka qenë me intensitet të ulët dhe po mbahet në monitorim. Vatra e zjarrit midis qytetit të Poliçanit dhe fshatit Mbrakull vazhdon, por situata ka qenë e qetë.

Qarku Tiranë

Në “Malin e Bërzhitës”, fshati Ibë, vijon zjarri, por është evituar rreziku për banesat. Vijon puna për shuarjen e zjarrit në fshatin Damjan-Fortuzaj dhe Isufaj. Në fshatin Ferraj dhe Zall-Herr, vijon puna për shuarjen e zjarrit. Si pasojë e terrenit kodrinor-malor ka qenë i vështirë veprimi i mjeteve zjarrfikëse dhe nuk u mundësua shuarja e plotë e flakëve, por u arrit të vihej nën kontroll duke evituar rrezikun për banesat. Vijon puna për shuarjen e zjarrit në fshatrat Spanesh dhe Kazie.

Qarku Gjirokastër

Vijon puna për shuarjen e zjarrit të ardhur nga bashkia Finiq në territorin e bashkisë Dropull. Vijon puna për shuarjen e zjarrit në Hormovë. Në malin e Sopotit ka rënë zjarr në afërsi të antenave të RTSH. Sipërfaqja e djegur po mbahet nën monitorim.

Qarku Elbasan

Sot që në orët e para të mëngjesit ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në fshatin Kullollas. Në terren u angazhuan: 30 forca zjarrfikëse me 11 automjete të MZSH-ve Gramsh, Elbasan, Cërrik dhe Librazhd; 60 forca bashkiake; 80 forca vullnetare dhe 70 efektivë të FA me 2 mjete zjarrfikëse. Në operacionet ajrore morën pjesë 2 helikopterë (çek dhe sllovak).

Vijon të jetë i pranishëm zjarri i rënë në fshatin Mukaj dhe fshatin Sojnik në sipërfaqe me shkurre dhe ferra.

Qarku Shkodër

Në bashkinë Fushë Arrëz, në fshatin Xath, ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit dhe vënien e tij në kontroll. Zjarri ka rrezikuar edhe fshatin Trun në një terren shumë të thyer malor. Aktualisht po operojnë forcat tokësore dhe helikopteri i FA.

Qarku Kukës

Në fshatin Bele, ka rënë zjarr në Parkun Natyror Korab-Koritnik, në një sipërfaqe pyjore. Vazhdon angazhimi i forcave në terren për izolimin dhe shuarjen e plotë të zjarrit.

Qarku Korçë

Ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të aktivizuar në një sipërfaqe pyjore me pisha në fshatin Gërmenj. Në terren ndodhen forcat operacionale dhe 3 mjete për hapjen e rrugës dhe brezat e sigurisë kundër zjarrit. Gjatë ditës së djeshme ka patur shpërthime të municioneve që ndodheshin në brendësi të perimetrit të vatrës së zjarrit. Situata është në mbikëqyrje nga MZSH Kolonjë./rtsh.al

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrin në 15 numri i të vdekurve nga shembja e ndërtesës në Liban

Arrin në 15 numri i të vdekurve nga shembja e ndërtesës në Liban

Nga Nerova te jurisprudenca: Denion Meidani dhe prova e diplomacisë aktive

Nga Nerova te jurisprudenca: Denion Meidani dhe prova e diplomacisë aktive

Ligji i ri izraelit përbën një “aneksim de facto” të Bregut Perëndimor, thotë grupi izraelit për të drejtat e njeriut

Ligji i ri izraelit përbën një “aneksim de facto” të Bregut Perëndimor, thotë grupi izraelit për të drejtat e njeriut

Grupi i të drejtave: Izraeli mund të ketë kryer krime lufte duke dëbuar palestinezët nga Bregu Perëndimor

Izraeli hap rrugën për konfiskime të mëdha tokash në Bregun Perëndimor të pushtuar

Haxhiu takim konsultues me përfaqësues të institucioneve para procedimit në Kuvend të Ligjit për Byronë

Haxhiu: Kërkesa e Prokurorisë, orvatje për ndëshkim politik dhe selektiv ndaj një lufte të drejtë çlirimtare

Arrin në 15 numri i të vdekurve nga shembja e ndërtesës në Liban

Arrin në 15 numri i të vdekurve nga shembja e ndërtesës në Liban

Policia deklarohet për sulmin fizik në një shkollë në Prishtinë

Policia deklarohet për sulmin fizik në një shkollë në Prishtinë

Nga Nerova te jurisprudenca: Denion Meidani dhe prova e diplomacisë aktive

Nga Nerova te jurisprudenca: Denion Meidani dhe prova e diplomacisë aktive

Chiesa largohet nga Liverpooli

Chiesa largohet nga Liverpooli

Policia sekuestron marihuanë në vlerë 35 mijë euro

Policia sekuestron marihuanë në vlerë 35 mijë euro

Pullian i Rahovecit shpallet “MVP”

Pullian i Rahovecit shpallet “MVP”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën