Dje, nuk ka pasur asnjë qytetar pozitiv me koronavirus, dhe nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Në 24 orët e fundit janë dhënë tri doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.424 doza të vaksinës.
Deri më sot 823.231 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Po ashtu dje janë shëruar 4 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.203. /Teve1.info/