500 të rinj nga komunitetet joshumicë, përjashto ata serbë, do të mund të studiojnë në Universitetin e Prishtinës, pa pagesë.
Bursa që do të ndahet për ta, kap shifrën e 1000 euro në vit, derisa qëllimi është përgatitja për tregun e punës, sidomos në fushën e arsimit.
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, i cili vjen nga komuniteti egjiptian, thotë për Tëvë1, se mbështetje të tilla do të ketë edhe në të ardhmen.
E këtë vendim po e vlerëson edhe deputeti, Fridon Lala.
Ai thotë se studentëve të komuniteteve do t’u ndihmojnë edhe për t’u punësuar në institucione.
Fillimisht vendimi për bursa u mor vetëm për regjistrim në Fakultetin e Edukimit.
Por, më pas ky vendim u zgjerua edhe në drejtimet tjera brenda Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Kronika e realizuar nga Arton Rama