Pas ndihmës së parë nga buxheti i shtetit, ekzekutivi kosovar ka ndarë edhe 50 mijë euro të tjera për Luginën e Preshevës.
Kësaj radhe, kjo shumë shkon për Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve.
Gjatë mbledhjes së Qeverisë, kryeministri Albin Kurti tha se këto ndihma do të jenë në vazhdimësi për shqiptarët që jetojnë në ato pjesë.
E këto mjete, i kanë mirëpritur përfaqësuesit e këtij këshilli.
Sipas Enkel Rexhepit, këto mjete do të ndahen në disa fusha të rëndësishme për qytetarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.
Vitin e kaluar, kjo qeveri ka ndarë 100 mijë euro për Komunën e Preshevës, për t’iu dalë në ndihmë për dëmet e shkaktuara nga vërshimet.
Raporti i gazetares Fetije Kamberi.