TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
11 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
11 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

5 anëtarët e familjes Bilalli jetojnë me 100 euro të ardhura

nga Fëllënza Krasniqi
25 Dhjetor, 2024
0
A A
5 anëtarët e familjes Bilalli jetojnë me 100 euro të ardhura

Familja Bilalli nga Prishtina, e ka të vështirë mbijetesën. Pesë anëtarët jetojnë vetëm me një ndihmë sociale. Në mesin e tyre ka persona të sëmurë. Ata në këto festa të fundvitit presin ndihmën e bamirësve për të siguruar bukën e gojës.

“Deri tash me qaj e kemi ngrëne bukën, veç shkaku i djalit  që me i ruajt paret e mos me lanë me heq keq”

Këtë hall e ka tash e disa vite Azem Bilalli, i cili e mbanë familjen 5 anëtarëshe në lagjen “Nexhmi Llumnica” në kryeqytet.

Bilalli që jeton me gruan, djalin, nënën dhe njerkën tregoi se nuk mund të ia dal të siguroj jetesën me  paratë që i merr nga sociali, pasi askush nga familja e tij nuk punon.

Madje, ka familjar të sëmurë.

“Kushtet i kemi shumë të këqija, me një social nuk mundemi me ia dal 100 euro. Jam i sëmurë gruan e kam të sëmurë nanën e kam të paralizuar”, thotë ai.

Bilalli, i ka humbur aftësia për të punuar prej rrahjes që mori nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë.

E jeta për ta, ka qenë e vështirë. Por, telashe kanë edhe tani.

Se kushtet janë të vështira për këtë familje e tregon edhe zonja e shtëpisë.

“Kushtet janë shumë të këqija, shumë të liga, shumë shumë tepër të liga. Vet jam dal deri sa nuk e kam pas dorën e thyer në mbeturina, në konjtenjera, ku kam mundur. Edhe qentë më kanë hëngër. Miell nuk kemi, idare nuk kemi, kurgjo mbi këto tokë nuk kemi. Hiç, hiç miell nuk kemi në shtëp”, thotë Valdete Bilalli, zonja e shtëpisë.

Zonja e shtëpisë madje tregoi se thuajse të gjitha gjërat që i kanë në shtëpi i kanë marr nga mbeturinat.

“Deri tash që na i kanë sjellë këto mobile kemi flejtë në tokë, në sungjera të mbeturinave, këto tepihë vet i kam marr i kam la, krejt i kam marr në  mbeturina edhe ende dal marr. Pa e thyer dorën jam kanë i kam marr tepihë në mbeturina  i kam la se nuk kemi pas çka me shtruar”, shprehet ajo.

Së fundi në përpjekje për të siguruar ushqimin ajo pësoi një lëndim.

“Nuk kam pas pare as ilaçet nuk kam pas me çka me i marr. Ndihma e shpejtë është ardh e më ka dërgua, e falënderoj shumë, e jam shkuar te mjeku. Ilaçet nuk kam pas me çka me i ble se mjeku më tha ndodh që të trashet gjaku pa  i pi barnat por nuk kam pas me çka me i ble. Jam mbet pa i ble dhimbje po kam boll por nuk kam çka me bo”, tregon Billalli.

Me gjithë hallet që kanë mbi supe, ata nuk mendojnë të festojnë Vitin e Ri.

“Vallahi nuk mendoj kështu me gjëra ushqimore e me të holla nuk ma merr mendja që mundemi me festua, se nuk ia dal, shikoja ilaçet asaj 100 euro ilaçe nuk  i dalin prej diabetit”, shprehet ajo.

Andaj Billai kërkon të ndihmojë kushdo që ka mundësi.

“Boll vështirë po më vjen, kam emocione po nuk po kam qare se jam mbështet për gardhi nuk kam ka me ja mbajt më shumë”, thotë ajo .

Kjo familje pret ndihmën e bamirësve për ushqim, veshmbathje, ilaçe dhe shkollimin e djalit.

Numri i familjes Bilalli : 044 799 116

Tags: Familja Bilallikushtet ekonomike
ShareTweet

Postime të ngjashme

Auto Draft

Numër i madh i armëve ilegale llogaritet se janë në duar të qytetarëve

Auto Draft

Punëtorja denoncon padrejtësitë: Prokuroria të ndërhyjë në Trepçë

Auto Draft

Nëntë fëmijë në Kosovë infektohen me fruth pasi nuk u vaksinuan

Auto Draft

Trendafilova nuk u pajtua me kritikat e avokatit të popullit

Biden flet në “Time”, magazina e famshme e vëren në kabinet medaljen e Kosovës për djalin e tij

Biden diagnostikohet me kancer në prostatë

Rahoveci e fiton finalen e parë të plejofit në hendboll

Rahoveci e fiton finalen e parë të plejofit në hendboll

Trepça apo Bashkimi? Vetëm njëra e fiton sonte Kupën

Bashkimi fiton në Prizren, ngushton serinë ndaj Trepçës

Auto Draft

Numër i madh i armëve ilegale llogaritet se janë në duar të qytetarëve

Auto Draft

Punëtorja denoncon padrejtësitë: Prokuroria të ndërhyjë në Trepçë

Auto Draft

Nëntë fëmijë në Kosovë infektohen me fruth pasi nuk u vaksinuan

Auto Draft

Trendafilova nuk u pajtua me kritikat e avokatit të popullit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X