Policia e Kosovës ka bërë thirrje për kujdes të shtuar gjatë qarkullimit në trafik, pas reshjeve të shiut dhe borës që kanë filluar të dielën pasdite.
Policia u ka barë thirrje shoferëve që të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes me kushtet atmosferike dhe gjendjen e rrugës.
“Bazuar në situatën e tanishme ku kemi ndryshim të kushteve atmosferike dhe reshje të borës, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferëve të automjeteve, për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe me gjendjen e rrugës, mbajtje të distancës mes mjeteve si dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me ujë dhe borë”, thuhet në apelin e Policisë.
Instituti Hidrometeorologjik ka paralajmëruar për vërshime të shpejta pas mesnatës në rajonin e Prishtinës