TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Osmani udhëton për vizitë në Shqipëri, me ftesë të Begajt

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Osmani udhëton për vizitë në Shqipëri, me ftesë të Begajt

Me ftesë të Presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj, Presidentja  Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë shtetërore dy ditore në Shqipëri gjatë së cilës do të pritet me nderime të larta shtetërore nga homologu i saj, Presidenti Begaj.

Përveç takimit dy palësh siç njofton Presidenca e Kosovës , të dy presidentët do të takohen edhe me delegacione.

“Pas takimit, të dy presidentët do ta mbajnë një konferencë të përbashkët për media, ndërkaq në mbrëmje Presidenti Begaj do të shtrojë darkë shtetërore për Presidenten Osmani dhe delegacionin nga Kosova. Presidentja do të shoqërohet nga Zotëria i Parë Prindon Sadriu, i cili gjatë ditës do të vijojë me agjendë të përbashkët me Zonjën e Parë të Shqipërisë, Armanda Begaj”, thuhet në komunikatë.

Gjatë kësaj vizite, Presidentja Osmani do të takohet edhe me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Pas takimit, Presidentja me delegacionin e saj do të priten në drekë zyrtare nga Kryeministri Rama. Presidentja poashtu do të pritet në takim edhe nga Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, .Lindita Nikolla.

“Në agjendën e Presidentes Osmani është edhe një aktivitet i përbashkët i dy presidentëve me rastin e Ditës së Nënë Terezës në ekspozitën e Arkivave në Presidencën e Shqipërisë. Poashtu, në Tiranë Presidentja do të ketë edhe një takim me grupin e grave deputete, vizitë te Muzeu i Gjetheve dhe aktivitete të tjera”, thuhet në komunikatë.

Në kuadër të kësaj vizite shtetërore, Presidentja Osmani në një ceremoni do t`ia dorëzojë dekretin e nënshtetësisë së Kosovës, shkrimtarit me famë botërore, Ismail Kadare.

Agjenda do të vijojë në qytetin e Beratit, ku pas takimit me kryetarin e Bashkisë, Ervin Demo, Presidentes do t`i dhurohet titulli më i lartë i qytetit “Patroni i Kalasë”, e më pas do të vizitohen Kisha e Shën Mërisë dhe Muzeu Onufri.

Në Durrës ndërkaq, Presidentja Osmani do ta ketë një takim me kryebashkiaken e Durrësit, Emiriana Sako, do ta vizitojë Torrën Veneciane  dhe Zyrën Doganore të Kosovës në Portin e Durrësit./teve1.info/

Tags: Osmanivizita ne Shqiperi
ShareTweet

Postime të ngjashme

Policia gjen gjashtë granata dore dhe uniforma të PK-së në një shtëpi të braktisur në Zubin Potok

Policia gjen gjashtë granata dore dhe uniforma të PK-së në një shtëpi të braktisur në Zubin Potok

Gjykata dënon me 25 vjet burg Besnik Salihun për rastin e vrasjes në Dumnicë

Gjykata dënon me 25 vjet burg Besnik Salihun për rastin e vrasjes në Dumnicë

Mishetiq: Hashim Thaçi është i pafajshëm

Mishetiq: Hashim Thaçi është i pafajshëm

Nis takimi trelateral i mbrojtjes mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë

Tërmet në Maqedoni të Veriut

Ministria e Mjedisit del me udhëzime se si të veprohet në rast të tërmetit

​Bashkatdhetarët shkojnë në Speciale për të ndjekur deklaratën përmbyllëse të mbrojtjes së Thaçit

​Bashkatdhetarët shkojnë në Speciale për të ndjekur deklaratën përmbyllëse të mbrojtjes së Thaçit

Hapet sot periudha e aplikimit për regjistrimin e votuesve jashtë vendit për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Prokuroria Themelore në Pejë vazhdon intervistimet për dyshimet për manipulim votash në Klinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën