TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Nga sot fillon zbatimi i skemës “një i punësuar për çdo familje në nevojë”

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Nga sot fillon zbatimi i skemës “një i punësuar për çdo familje në nevojë”

Murati në një konferencë për media ka thënë se bizneset që janë të interesuar të punësojnë dikë nga familjet që nuk kanë asnjë të punësuar, Qeveria do ti mbështes me 70% të pagës bruto.

“Kemi ndërmarrë edhe masën “Qeveria për familjet”, e cila do të mundësoj që bizneset që janë të interesuar të punësojnë mbajtës të familjes, pra të punësojnë dikë nga familjet që nuk kanë asnjë të punësuar t’i mbështesim me 70% të pagës bruto, pra subvencionimi është deri në vlerë 300 euro, paga mund të jetë më e lartë, mund të jetë 400, 500, 600, por subvencionimi është 70% e pagës deri maksimumi subvencionim 300 euro”, ka thënë Murati.

Tutje Murati ka bërë të ditur se do t’i publikojnë kriteret për të aplikuar për secilën kategori për bizneset që duan të punësojnë mbajtës të familjes, duke shtuar se ata që janë të interesuar mund të lajmërohen në Zyrat e Agjencisë së Punës dhe të tregojnë për numrin e stafit, shkruan teve1.info

“Ne do t’i publikojmë edhe thirrjet apo kriteret për të aplikuar për secilën për prej kategorive, bizneset që duan pra të punësojnë mbajtës të familjes dhe me anë të kësaj mase, pra të përfitojnë nga subvencionimi i pagës prej 70% duhet të lajmërohen në Zyrat e Agjencisë së Punës të Republikës së Kosovës dhe të tregojnë për numrin e stafit dhe çfarë pozita iu duhen dhe cilat janë kualifikimet”, u shpreh ai.

Murati tha se edhe ata që nuk janë të punësuar e që duan të punësohen duhet të lajmërohen në Agjencinë e Punësimit në zyrat rajonale duke dorëzuar informatat se në çfarë fushe kanë aftësi të punojnë.

“E në anën tjetër ata personat që mund të konsiderohen mbajtës të familjes që vijnë nga familjet që nuk asnjë të punësuar po ashtu do të lajmërohen në Agjencinë e Punës të Republikës së Kosovës në zyrat rajonale kudo që iu bien më afër dhe kësisoj të dorëzojnë informatat e nevojshme dhe të tregojnë se për cilat fusha janë të interesuar të punojnë dhe kanë aftësi”, tha Murati.

Ministri i Financave përmendi edhe një nga kriteret për bizneset, ai tha se nëse një kompani ka 10 punëtorë mund t’i punësoj vetëm deri në tre persona nga masa “Qeveria për familjet”.

Murati theksoi se për tu kualifikuar për këtë përfitim bizneset duhet të regjistrohen në Agjencinë e Punës dhe të dorëzojnë kopjet e certifikatës të biznesit apo edhe të OJQ-së, kopje e leternjofitmit të pronarit apo edhe listën e të punësuarve që figrujonë si të punësuar nga kompania.

“Një nga kriteret është që nuk mund të punësojnë më shumë sesa 30% të stafit ekzistues, pra nese një kompani ka 10 punëtorë mund t’i punësojë deri në tre persona nga kjo masë, kurse për tu kualifikuar për këtë përfitim duhet të  regjistrohen në Agjencitë e Punës të Republikës së Kosovës në zyrat rajonale dhe duhet të sjellin me vete kopjet e certifikatës të biznesit apo edhe të OJQ-së nëse bëhet fjalë për Organizatë joqeveritare, kopje e leternjofitmit të pronarit apo edhe listën e të punësuarve që figrujonë aktualisht si zyrtarisht të punësuar nga kompania”, deklaroi Murati.

E për punëkërkuesit ose mbajtësit e familjes, ministri Murati i ka treguar edhe kushtet për të përfituar nga kjo masë.

Sipas tij, punëkërkuesit duhet të jeni të moshës 18 deri në 64 vjeç dhe të mos kenë asnjë anëtarë të punësuar, po ashtu duhet edhe të regjistrohen si të papunë në Agjencinë e Punës (APRK).

Po ashtu Murati njoftoi se të gjithë ata të duan të punësohen duhet të dorëzojnë kopjen e letërnjoftimit, kopje të diplomës apo edhe kopjen e certifikatës të nivelit më të lartë që kanë, teska shtoi se nëse është e mundur të dorëzojnë edhe një  CV.

E për ata që nuk kanë CV, Murati tha se do të asistohen nga zyrtarët në Zyrat e Punësimit në mënyrë që të tregojnë se në cilat fusha mund të japin kontribut”.

“Punëkërkuesit ose mbajtësit e familjes në këtë rast për të përfituar nga kjo masë, duhet të jetë të moshës së punës 18 deri në 64 vjeç, të mos kenë asnjë anëtar të punësuar të bashkësisë familjare si dhe po ashtu të regjistrohen si tëpapunë në Agjensinë e Punës në zyrat rajonale dhe duhet të sjellin me vete kopjen e letërnjoftimit, kopje të diplomës apo kopjen e cerfitikatës së nivelit më të lartë që kanë si dhe nëse është e mundur edhe një CV, nëse nuk kanë CV besoj që do të mund të asistohen edhe nga zyrtarët në zyrat e punësimit në mënyrë që të tregojnë në pika të shkurta se në cilat fusha mund të japin kontribut”, tha Murati.

Ai ka thënë se kjo masë do të zgjasë për sa është e nevojshme dhe se nuk do të kenë problem për buxhetin.

Murati bëri të ditur se të gjitha këto mund të bëhen që nga sot, duke vizituar zyrat rajonale të punësimit./teve1.info

ShareTweet

Postime të ngjashme

Një person raportohet i zhdukur në Fushë Kosovë – Policia në kërkim

Tre persona raportohen të zhdukur brenda 24 orëve

Klinë: Gjenden mbetje eshtrash, dyshohen të jenë nga lufta

Arrestohet një shtetas i huaj pasi dyshohet se tentoi të kalonte kufirin ilegalisht

Dy gra rrahin dy të mitura në Istog, arrestohen

Një grua arrestohet në Ferizaj për keqtrajtim të fëmijëve, njëri merr ndihmë mjekësore

RTK pa paga, sot sërish protestë, BSPK dhe SBASHK mbështet protestën

RTK pa paga, sot sërish protestë, BSPK dhe SBASHK mbështet protestën

Një person raportohet i zhdukur në Fushë Kosovë – Policia në kërkim

Tre persona raportohen të zhdukur brenda 24 orëve

Klinë: Gjenden mbetje eshtrash, dyshohen të jenë nga lufta

Arrestohet një shtetas i huaj pasi dyshohet se tentoi të kalonte kufirin ilegalisht

Dy gra rrahin dy të mitura në Istog, arrestohen

Një grua arrestohet në Ferizaj për keqtrajtim të fëmijëve, njëri merr ndihmë mjekësore

Trump nënshkruan projektligjin për rihapje të Qeverisë amerikane

Trump nënshkruan projektligjin për rihapje të Qeverisë amerikane

Dua Lipa mahnit New York-un, transmeton videon virale ku shihet duke kënduar në Pallatin e Rinisë

Dua Lipa dhe yje të tjerë i kërkojnë kryeministrit britanik të ndalë abuzimin me çmimet e biletave

ShBA po i jep fund prodhimit të monedhave 1 cent

ShBA po i jep fund prodhimit të monedhave 1 cent

RTK pa paga, sot sërish protestë, BSPK dhe SBASHK mbështet protestën

RTK pa paga, sot sërish protestë, BSPK dhe SBASHK mbështet protestën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën